Dua Lipa shpallet Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Dua Lipa shpallet Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Dua Lipa dhe Vjosa Osmani

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila i ndau titullin ,  përmes një postimi në Facebook ku bashkëngjiti disa foto nga momenti i rëndësishëm.

Në postim, Osmani theksoi se ky titull po i jepet Duas pasi ylli i muzikës pop po kontribuon që Kosova të njihet në mbarë botën.

“Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë. Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës. Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill.

Prandaj sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill. Faleminderit Dua e mirëserdhe në shtëpi!”, shkroi Osmani.

Dua Lipa mbërriti dje në Prishtinë, ku performoi në edicionin e tretë të Festivalit “Sunny Hill”, të themeluar nga ajo dhe i ati, Gjina Lipa, festival i cili sjell shumë emra të mëdhenj të muzikës botërore, por edhe vendase.

Edicioni i këtij viti i festivalit ka ardhur me një thirrje “Setmefree”, drejtuar BE-së për të hapur vizat për Kosovën, veprim ky prej “ambasadoreje” nga ana e Duas.

Festivali Sunny Hill, që nisi të enjten, do të zgjasë deri më 7 gusht dhe këtë vit, sipas organizatorëve do të ndiqet nga mbi 25.000 persona çdo ditë. Edicioni i parë i Festivalit Sunny Hill është mbajtur më 2018, ku edicioni i vitit 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Dua Lipa dhe një performancë të jashtëzakonshme në mbrëmjen hapëse të festivalit, ku performoi këngët më të njohura të saj.

D.GJ/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/08/2022 01:02

    E dime qe artistet jane shumica eksentrike,por me gjithe ato para qe ka znj.Lipa,nuk kishte mundesi te paraqitej me dicka me dinjitoze,por shkon ne takime e veshur me nje xhakete burrash ne plus-size,qe duket si ato qe merren borxh kur te humb ose te vonohet valixhja ne aeroport!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen