'Duaje, mos e lëndo!', të moshuarit e qendrës sociale Berat marshim sensibilizues kundër dhunës së grave (VIDEO)

Dhuna ndaj grave ka qenë në qendër të ditëve të fundit.

Shumë gra janë masakruar e vrarë nga partnerët e tyre pa arsye objektive, duke lënë pas fëmijët e tyre e duke lënë në mes jetën.

Në bazë të kësaj ngjarjeje, pensionistët e qendrës sociale Berat së bashku me qytetarët kanë protestuar sot në qendër të qytetit.

 “Të mos heshtim ndaj dhunës”,”Duaje,mos e lëndo,fali dashuri, qëndroji pranë”,”Stop dhunës ndaj nënave dhe motrave tona”,  etj kanë qenë ndër shkrimet e shumta nëpër pankartat e mbajtura nga qytetarët.

Protesta, e cila zgjati rreth 1 orë u organziuar në kuadër të ditës së 8 Marsit.

Një gjest i veçantë ky nga mosha e tretë të cilët bëjnë thirrje për më shumë dashuri dhe jo dhunë.

Ndërkohë edhe në Elbasan është organizuar një marshim në bulevard kundër dhunës ndaj gruas.

Me pankarta në duar, marshuesit përcollën mesazhe jo dhunës dhe për barazi gjinore.

Ndërkohë edhe në Elbasan është organizuar një marshim në bulevard kundër dhunës ndaj gruas. Me pankarta në duar, marshuesit përcollën mesazhe jo dhunës dhe për barazi gjinore.

Pensionistët që organiuzuan protestën paqësore kundër dhunës ndaj grave, janë shtresa me pensionet më minimale, që ushqehet pranë një qendre sociale për shkak të pamundësisë ekonomike.

Vetëm në dy muajt e parë të vitit 2020 janë shënuar 4 krime në familje, me 4 gra të vrara, me motivet thuajse të njëjta, xhelozi dhe konflikte në familje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bejto: 07/03/2020 10:02

    Duaje mos e lendo! Ke dy rruge,ose ndaje gruan dhe lere ne pune te saj, ose vrit veten se po i rendon kesaj toke duke vepruar si shtazë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur