POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Duam urgjent sqarime'/ Opozita e re thërret në interpelancë Lleshajn për grabitjen në Rinas

TIRANE-Ashtu sikur paralajmëroi seancën e javës së kaluar, opozita e re ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për rastin e grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit javën e kaluar.

Dy opozitarët, Ralf Gjoni i zgjedhur nga listat e LSI-së dhe demokrati Myslim Murrizi, i përjashtuar nga PD-ja, pasi nuk pranoi që të digjte mandatin në seancën e ditës së enjte do të 'marrin në pyetje' ministrin duke i kërkuar shpjegime për grabitjen e datës 9 prill.

Opozita e re kërkon sqarime për planin e masave të policisë së shtetit dhe agjencive të tjera për ruajtjen e rendit publik. Kërkesa është firmosur nga 10 deputetë të opozitës. Në seancën e kaluar, Ralf Gjoni i kërkoi ministrit Lleshaj që nëse kapen autorët dhe nuk gjenden paratë brenda 2-3 javëve të japë dorëheqjen.

Kërkesa e firmosur nga deputetet e opozites

d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Taulanti: 16/04/2019 00:53

    Keta TRATHETARET E PARTIVE QE U PERKASIN po luajne lojen e Ed Rames PARATE I KANE VJEDHUR HERONJTE E HESHTUR TE RAMES QE DO TE PERDOREN PER ZGJEDHJET E 30 qershorit MENDOHET SE ESHTE NJE VJEDHJE SHUME E ZGJUAR DISA MAKINA TE DJEGURA NE DREJTIME TE NDRYSHME HERONJTE E HESHTUR TE RAMES KANE KAPUR HAJDUTIN E PARAVE 2016 Admir DHE NE CASTIN FINAL E KANE EKZEKUTUAR ME NJE PLUMB NE KOKE PER TE TRUBULLUAR HETIMET DHE PER TU KUPTUAR QE POLICIJA EBERI DETYREN ALUDOHET SEPSE EKSPERTIZA E PLUMBIT NUK ESHTE DEKLARUAR NGA ORGANET PERKATESE

    Përgjigju
    • Tirona: 18/04/2019 04:53

      Katundar-shpellar,qe s'ke burreri.E gjete ,Edi ka miq shpellaret tropojane ,sali lushaj madje dhe vezhguesit e PD-se ne Votime ! Dhe sa kohe do te humbim ,me keta mashtrues burece ?

  • Usa: 15/04/2019 19:53

    Kujtuat se do beheni heronj ???Jo moj opozita e re me njerez si puna e juaj eshte e mbushur Shqiperia.29 vite ne ate salle hajdutesh,kriminelesh,vetem nje here kane rene dakord dhe ajo here ishte per rrogat,dietat,udhetimet falas,te drejtat e studimeve per kelyshet e tyre,per grate e tyre qe lindin jashte shqiperise,mjekimet e tyre gjithashtu jashte.Lehni edhe ju si ato se nuk hani njeri.

    Përgjigju
    • Tirona: 18/04/2019 04:40

      Plehra opozitare :HIDHNI GURIN DHE FSHIHNI DOREN. Ne nje komment me pare kam thene: Sa here S.B. eshte i dhjerre dhe ka dore , akuzon i pari ,kujtoj vasjen e Azem Hajdarit. Kisha shprese ne Opozita e Re por zagaret ju sulen ministrit te pa lyer ,THJESHT MENDESI DHE KUNDERVENIE POLITIKE.