'Duam ta çojmë Dinamon në një nivel tjetër', presidenti prezanton stafin e ri! Moriero dhe Miccoli: Në Shqipëri nuk erdhëm për para

Dinamo ka prezantuar stafin e ri drejtues pas largimit të trajnerit Kamarata-s dhe ndihmësit të tij te Apolonia. Siç dihet në krye të nëndetëses ka ardhur Francesco Moriero, ish-futbollisti i Interit i specializuar në trajnim dhe ndihmësi Fabrizio Miccoli, një-ish futbollist i njohur në Seria A deri në vitin 2014.

Fillmisht në prezantimin e stafit të ri foli presidenti i Dinamos Marco Pontreli.

"Pretendojmë që me trajnerin e ri të kalojmë në një nivel tjetër kualiteti dhe cilësie. Duam t’i japim Dinamos një zgjim të fuqishëm. Këta zotërinj që jan këtu kanë vlerësuar më shumë miqësinë,”-u shpreh presidenti.

Ndërkohë trajneri Moriero është shprehur se në Shqipëri dhe te Dinamo nuk ka ardhur për para.

‘Jo çdo gjë është paraja. Kam ardhur më parë këtu të parë nivelin se si luajnë disa lojtarë. Objektivi ynë primar është të vazhdojmë me këto rezultate. U thashë djemve në stërvitje se duhet të punojmë çdo ditë për të fituar. Gjëja më e rëndësishme është të shkruajmë historinë,’-u shpreh Moriero.

Sakaq për ndihmësin Fabrizio Miccoli do të jetë eksperienca e parë si trajner profesionist.

‘Është përvoja ime e parë si trajner, nuk kam patur eksperienca në Itali pavarësisht se drejtoja akademinë time. Erdha në Shqipëri për të punuar me Moriero-n sepse e kam mik,’-deklaroi Miccoli.

I gjithë stafi i ri është shprehur se synimi është ngjitja e Dinamos në Superligë sezonin e ardhshëm, ndërsa aktualisht nëndetësja renditet e para në Kategorinë e Parë  Grupi A me 20 pikë, 4 më shumë se Burreli i vendit të dytë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dibran: 06/01/2021 11:47

    .....Jo more cne !!!! Non sei venuto per soldi ??? Ma per cosa viene ???? Per vedere il luogo delle aquile, sei venuto ????? ...Eh mor taliano!!! Ketu do te gjeni gjithcka, pervec PARAVE !!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023