(Numri në ulje) Duhet të ishin në karantinë, sot vetëm 37 të pabindur, Rama: I Love You, por lus Zotin mos ta hamë golin në fund

(Numri në ulje) Duhet të ishin në karantinë, sot vetëm 37 të pabindur, Rama: I Love You, por lus Zotin mos ta hamë golin në fund

TIRANE-Në të gjithë Shqipërinë sot janë kapur 37 persona të kthyer nga Italia në 14 ditët e fundit, por që nuk kishin zbatuar urdhrin për vetëkarantinim. Megjithatë këtë shifër, Rama e cilëson si mjaft të mirë, por ka një kërkesë që të mos përsëritet ajo që ndodh me kombëtaren në fund.

"Në gjithë Shqipërinë sot vetëm 37 shkelje të rregullit për vetëkarantinimin e të ardhurve nga Italia 14 ditët e fundit. Nuk di ç’të them, se 37 shkelje në gjithë vendin edhe Zvicrës i duken fantazi por lus Zotin që ta mbani kështu veten në vazhdim dhe mos ta pësojmë si ato ndeshjet e kombëtares kur i hamë golat në fund e dalim nga stadiumi si...I love you" shkruan Rama.

Kryeministri ka publikuar edhe kurbën e shkeljeve, që ka ardhur në ulje në ditët e fundit, teksa rekordin e mban data 13 mars që u kapën mbi 100 persona. Sot qeveria miratoi Aktin Normativ që sanksionon gjoba të forta kundër personave që kanë ardhur nga vendet e infektuara dhe nuk vetëkarantinohen (lexo ketu).

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andra: 16/03/2020 21:56

    LERE MORE EDI ZOTIN REHAT,,PO MERR MASAT SE JE BERRNUT,,LAJ RRUGET E RRUGICAT DHE DEZIFEKTOJI,,,KJO ESHTE MASA E PARE ,,E DYTA NDALO LEJET E NDERTIMIT NE TIRANE SEPSE NDERTIMI I PALLATEVE PERQENDRON POPULLSINE NE NJE SIP TE VOGEL.DUKE PATUR PARASYSH SE PALLATET NDERTOHEN 3M LARG NJERI-TJETRIT KUR DISTANCA DUHEJ TE ISHTE 30 M,,KJO DO BENTE TE MUNDUR AJRIMIN E LAGJEVE,DHE PASTRIMIN E MIRE TE RRUGEVE,,,PLUS BEN NJE GABIM TE MADH SEPSE PUNON PA PLAN URBASNISTIK,,,BEJ PASTRIM TE POGRAMUAR NE TIRANE SIC E KA AMERIKA,,RIBEJ TE GJITHA PUSETAT E RRUGEVE QE SHERBEJNE REALISHT PER LARGIMIN ME SHIUN TE VIRUSEVE e MIKROBEVE,,SEPSE I KE BERE GABIM ,,JANE MBI NIVELIN E RRUGEVE ,KUR DUHEJ TE ISHIN 10 CM nen nivelin e rruges,,PLUS DUHET BERE DHE NJE PROGRAM NE SHKOLLA PER MBAJTJEN PASTER TE AMBIENTIT...EDHE SPITALE NUK KEMI SHUME,,SHKODRA KA NJE SPITAL MJERAN,TIRANA DO 1 SPITAL TE MADH INFEKTIV,,AI QE KEMI ESHTE I VOGEL...EDHE NJE MASE TJETER DO ISHTE SHUME EFEKTIVE NDAJ VIRUSEVE -SEMUNDJEVE DO ISHTE REDUKTIMI I MAKINAVE NE RRUGE,,AJRI I PASTER I SOTEM NE TIRANE TREGOI SA TE DEMSHME JANE MAKINAT,,ATO TE QARKULLOJNE ME KUFIZIME,,DETAJET SESI TI GJEJE QEVERIA...DHE TE NDERTOHEN PARKINGE TE MEDHA LARG TIRANES 10 KM LARG...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë