Shtatori po vjen, duhet të kursejmë energjinë, Komisioni Evropian këshilla qytetarëve: Ulni ngrohjen me 1°C

Shtatori po vjen, duhet të kursejmë energjinë, Komisioni Evropian këshilla qytetarëve: Ulni ngrohjen me 1°C

Von der Leyen

Në kohën kur shtatori po troket dhe kriza globale e energjisë elektrike nuk ka asnjë përmirësim duket se kursimi i energjisë do të jetë një refren që do ta dëgjojmë shpesh, jo vetëm në Shqipëri por në të gjitha vendet. Së fundmi ka qenë kryetarja e Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen e cila në një postim të sajin në Tëitter, ku edhe shpërndau një pjesë të masave të propozuara nga Komisioni për vendet anëtare të BE-së, bëri thirrje për kursim.

Von der Leyen nënvizon se “rezultate mbresëlënëse” në kursimin e energjisë mund të arrihen edhe kur duam të ftohim dhomat në muajt e verës, duke theksuar se “në të gjithë BE-në aplikohen mënyra inteligjente të kursimit të energjisë”.

“Për shembull, ne mbyllim ngrohjen dhe ftohjen në shumicën e ndërtesave 1 orë më herët se më parë, duke kursyer 3% të përdorimit vjetor të energjisë. Po mbyllim edhe disa ndërtesa për verën dhe po lehtësojmë punën në distancë”, shkruan ajo duke dhënë shembullin e institucionit që drejton.

Kujtojmë se sot çmimet e energjisë në bursë kanë regjistruar një tjetër rekord. Një megavat kushton mesatarisht rreth 554 euro, ndërsa sipas të dhënave të bursës në momentet pik të konsumit, çmimi do të arrijë deri në 747 euro për megavat.

Këto janë vlerat më të larta të çmimit të energjisë në bursë, të ndikuara nga thatësira, mungesa e prodhimit, konsumi i lartë ndërkombëtar si dhe lufta në Ukrainë, ku për shkak të reduktimit të gazit që shpërndan Rusia në Evropë është rritur më tej konsumi i energjisë.

Ministrja e Energjetikës, njëkohësisht zëvendës kryeministre, Belinda Balluku ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një mesazh sensibilizues ku edhe ajo bënte thirrje për kursimin e energjisë elektrike.

Postimi i Ursula Von der Leyen

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 17/08/2022 17:04

    Keshtu do ta perballoni dimrin ju me mbyllje te kalorifereve ? Politike shume e gabuar qe do kete pasoje serioze per mbare boten , fajin e ka perendimi qe do te zgjerimin e Natos dhe pasojat jane keto !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e lagjes ‘Qazim Demi’ në Sarandë

Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e lagjes ‘Qazim Demi’ në Sarandë