Duka konfirmon qëndrimin e Rejës dhe i dërgon mesazh: Fito dy ndeshjet e nëntorit! Kampionati do të luhet, politika nuk ka pasur plan për sportin (VIDEO)

Presidenti i FSHF-së Armand Duka hedh poshtë zërat për një largim të mundshëm të teknikut të Kombëtares por i dërgon atij një mesazh të qartë se do dy fitore në ndeshjet e nëntorit dhe vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve. Dy barazimet në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve bën që të ketë pakënaqësi për teknikun italian por Duka është i bindur në punën e 75- vjeçarit. Presidenti vlerëson të rinjtë që luajtën ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë dhe thotë:

“Nuk ka asnjë plan rezervë për Edi Rejën dhe trajneri do të vijojë punën. Steka e Kombëtares është rritur dhe tashmë nuk kënaqemi më me humbje 1-0 por duam dy fitore në ndeshjet e nëntorit dhe ta mbyllin në vend të parë grupin tonë në Ligën e Kombeve”, tha Duka.

 Duka thotë se politika nuk ka pasur asnjë plan për sportin dhe sheh si zgjidhje ligjin e sponsorizimeve. Kreu i futbollit në vend gjatë një vizite që pati në Universitetin e Sporteve nuk ka dashur të flasë për bojkotin e kampionatit por ka thënë se kampionati patjetër që do të luhet./Përgatiti Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 19/10/2020 15:51

    Kush nga qeverite ka investuar me teper se Rama per sportin ne pergjithesi dhe futbollin ne vecanti? Ke kater stadiume modern dhe nje arene kombetare per ta patur zili ,si nga arkitektura ashtu dhe nga teknologjia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS