Duka për incidentin në Krujë: Mema gaboi që hyri në fushë, dhunë nuk kishte

Duka për incidentin në Krujë: Mema gaboi që hyri në fushë, dhunë nuk kishte

Ndeshja e javës së 25 të Superligë mes Kastriotit dhe Tiranës iu riktheu të gjithëve në mendje ngjarjet e shëmtuara të Kamzës, ku më pas si pasojë erdhi edhe ndërprerja e kampionatit.

Në takimin e luajtur dje në Krujë protagonist ishte arbitri Olsi Sokoli dhe trajneri i Tiranës Ardian Mema, më këtë të fundit që i kërkoi llogari gjyqtarit për vendimet e marra gjatë ndeshjes. Një situatë që precipitoi në ndërhyrjen e policisë dhe më pas me acarimin e situatës në hyrje të dhomave të ndeshjes.

Lidhur me ngjarjen, presidenti i federatës Armando Duka është shprehur:

“Kamza dhe ngjarja e djeshme në Fushë-Krujë ishin 2 tablo të ndryshme. Me aq sa pash dhe sa kanë raportuar zyrtarët e ndeshjes. Në Kamzë thamë pse policia private, nuk ndërhyri për të ndaluar zyrtarët apo tifozët që shkuan drejt arbitrit, ndërsa në ndeshjen e djeshme në Fushë-Krujë thamë se pse policia ndaloi trajnerin e Tiranës. Me gjithë respektin për Memën, që është një personazh shumë i rëndësishëm. Gaboi që hyri në fushë.

Unë jam i sigurt që nuk do shkonte të godiste arbitrin. Por gjithsesi rregullorja të ndalon, kur je me karton të kuq. Këtë bënë forcat e rendit. Ne njëherë i themi pse hyri, njëherë pse nuk hyri.

Ai stadium nuk i ofron të gjitha kushtet. Forcat e rendit penguan trajnerin e Tiranës dhe i thanë futbollistëve të futeshin në dhomat e zhveshjes për të parandaluar ndonjë skenë të përafërt me Kamzën. Nuk kishte dhunë në fushë. Thjesht ndërhyrje për ta eliminuar ata që quhet dhunë. Kam pasur një takim me drejtorin e policisë. Është e rëndësishme që gjërat të ndahen mirë.

Klubet janë përgjegjës për organizimin e ndeshjes, policia për rendin dhe sigurinë në ndeshje. Kemi rënë dakord që duhet të bashkërendojmë. Kemi propozuar akt marrëveshje. Jemi në proces, për të pasur sa më pak keqkuptime,”- u shpreh Duka.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete