Duka përplaset me Hysenin: Në kompleksin ku u mbajt peng Jan Prenga kanë hyrë eksponentë të PS! Deputeti: Në kamera do dalin aleatët e tu

TIRANE- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është përplasur në studion e emisionit Repolitix me deputetin e Partisë Socialiste Alket Hyseni lidhur me paketën anti-KÇK dhe kontrollet në resortin "Golden" pas pengmarrjes së Jan Prengës. 

Agron Duka: Këta bëjnë një ligj me urgjencë të jashtëzakonshme ndërkohë që kanë pasur gjithë kohën për ta bërë. Në kompleksin kur ndodhi rrëmbimi kanë hyrë dhe kanë dalë politikanë të të gjithë rracave. Merri hapi ato kamerat e sigurisë. Sa eksponentë të PS kanë hyrë atje

Alket Hyseni: Do gjejnë aletatët e tu Goni. Ne po i arrestojmë, ju thoni pse i arrestoni.

Agron Duka: Ju nuk kapët njeri, ata kapën veten.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
'Nga policët me bark të madh, kemi të rejat që kam kënaqësi t'i shoh', deputeti i PS shpjegon pse efektivja e OFL shfaqet gjithmonë me syze

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni ka shpjeguar në studion e emisionit Repolitix faktin pse policet e Operacionit Forca e Ligjit shfaqen me syze për të dhënë deklaratat për shtyp. Teksa e cilësoi imazhin e ri të policisë si shpresëdhënës për goditjen e krimit, Hyseni tha se mbajtja e syzeve dhe kapeles është për shkak të sigurisë së tyre, pasi çështjet me të cilat ato merren kanë një rrisk të madh. Hyseni tha se kjo paketë e re ligjore do ia nxijë jetë çdo ditë e më shumë krimit.

"E kam kënaqësi ta shoh imazhin e ri. Tani ky është imazhi i ri i Policisë së Shtetit, nga një polici me bark të madh që pinte birra. Sot janë 5500 policë që kanë dalë nga Universiteti. Ka qëllim të fshehë sytë për të mos u shfaqur publikisht sepse riksojnë. Ne u përpoqëm me vështirësi të mëdha të sjellim një akt për të mirën e sigurisë publike dhe për të mirën e imazhit të këtij vendi. Mesazhi politik që përcjellim është ky: Do ia nxijmë jetë çdo ditë e më tepër krimit. Na prini dhe na ndihmoni në këtë rrugë. Mos u bëni pengesë", tha Hyseni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 05/02/2020 13:12

    Jo syze jo kapele çna duhet ne nxirri emrat o Duke kush ka hyre ne ate kompleks kur je kaq i sigurt jo me hamendje qiqra ne hell thua

    Përgjigju
  • Labi: 05/02/2020 12:49

    Pse Sali Krimineli te quan Duka i Krimit?!Kini 30 vjet qe po na cani menderen neper tv,klni xhvatur miliona leke nga buxheti dhe ketij populli,pervec propogandes tuaj te ndyre si kini dhene asnje gje.Ju ini te gjithe hajdute dhe vrases.Ti,Mediu,Vasili,Ndoka,Kryevogla etj na jini veshtirosur aq shume sa nuk hapim dot tv.

    Përgjigju
  • O tej: 05/02/2020 11:53

    MALAVITA Duka i Krimit fjale te srza ze Berish kowrs

    Përgjigju
  • KCK: 05/02/2020 09:21

    Po kur flet alketi qe eshte super kck ... edhe ne dogane kur ka qene thoshte se dija qe paska dhe rroge ketu. Ne dhermi doli me 10 mije metra toke... KCK

    Përgjigju
  • meri: 05/02/2020 00:42

    Nuk besoj qe jan injorat e nuk arrijne ta kuptojne burracaket,perse keto femra i mbajne syzet.Burracaket politikan,analist,gazetar investikativ etj..etj..sillen ne te njejten menyre edhe me nenat,matrat,grate e vajzat e tyre.Jan burra vijolen ndaj femrave ,kushdo qofshin ato,dhe kur shikojne femra te tilla,te forta ne moral e ne detyre dhe te bukura,ndihen te vegjel...,te poshteruar...Rrofshin...femrat:

    Përgjigju
    • Armando: 05/02/2020 09:09

      Mir femrat rrofishn po ky show i kesaj me syze shum fallco

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur