Dukesha Kate po pret fëmijën e katërt? (FOTO)

Dukesha Kate po pret fëmijën e katërt? (FOTO)

Princi William dhe Kate Middleton në Pakistan

Princi William dhe bashkëshortja e tij dukesha Kate janë në një tur mbretëror prej pesë ditësh në Pakistan, ku do të takojnë qytetarë apo personalitete zyrtare të vendit.

 Ajo çfarë ra në sy ishte barku i saj i rrumbullakosur me fustanin jeshil që kishte veshur në mbrëmje.

Ata akoma nuk kanë konfirmuar gjë, por fansat janë të bindur që Kate po pret fëmijën e saj të katërt.

Ndoshta familjes mbretërore do t’i bashkohet një princ apo princeshë.

Çifti mbretëror janë shfaqur shumë ndryshe duke u përshtatur me veshjet tradicionale të vendit, kuruar nga stilistja personale Natasha Archer.

Kate ka shkëlqyer me veshjet e saj dhe ra në sy fustani i kaltër apo ai jeshil.

Gjatë vizitës në Pakistan ka rënë në sy edhe ngjashmëria e veshjëve me atë të princeshë Diana, gjatë vizitave të saj në vitet 1991 dhe 1997.

Kujtojmë që Kate gjithmonë është komentuar si rimishërimi i princeshës Diana, kur bëhej fjalë për sjelljen apo pamjen e saj.

Gjatë vizitës ata kanë takuar persona që vetë Diana i ka takuar gjatë vizitës së saj, vite më parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë