Dule dhe Fredi Beleri i shkojnë në zyrë dhe i ankohen për Shqipërinë, kryeministri grek: Do vij t'ju shoh!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti në një takim në Athinë kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, Presidentin e OMONIA-s Vasilis Kagios dhe përfaqësuesin e OMONIA-s për Himarën, Fredi Beleri duke dëgjuar shqetësimet e tyre për situatën me të cilën përballet minoriteti grek në vendin tonë. Sipas medieve greke, përfaqësuesit e minoritetit diskutuan sfidat dhe problemet kryesore me të cilat ata përballen në Shqipëri, duke theksuar se çështja kryesore është aftësia e tyre për të ushtruar lirshëm të drejtën e tyre për vetëdeklarim në census. Ata gjithashtu nënvizuan çështjen e pronës. Çështje të tjera të diskutuara në takim kanë të bëjnë me edukimin dhe përdorimin e gjuhës greke, pensionet dhe çështjet e sigurimeve. Përfaqësuesit e minoritetit falënderuan qeverinë greke për mbështetjen e saj duke shpresuar se kryeministri do të vizitojë zonat e banuara nga pakica greke, gjë që Mitsotakis premtoi ta bënte së shpejti.

Nga ana e tij, Mitsotakis i siguroi ata që qeveria greke do të jetë në anën e tyre, duke nënvizuar se përparimi dhe prosperiteti i pakicës greke është një përparësi kryesore dhe çështja kryesore në rendin e ditës sa i përket marrëdhënieve dhe dialogut midis Greqisë dhe Shqipërisë, duke shtuar se ishte gjithashtu ndër angazhimet e Shqipërisë në kontekstin e perspektivës së saj evropiane. Mitsotakis iu referua takimit të tij të fundit me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku ata ranë dakord për hapa specifikë të përparimit, duke filluar me çështjet që kanë të bëjnë me pakicën greke dhe me perspektivën e përfundimit të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura në marrëdhëniet bilaterale greko-shqiptare.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore?

Komento

Komente

  • Fredi: 15/11/2019 08:43

    FredDulet katnar!

    Përgjigju
  • Selenice: 13/11/2019 22:40

    Bashibozukë pisa

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Anëtarja e re e SPAK, Manjola Kajana betohet para presidentit Meta