Fshihen emrat në gjuhën greke nga tabelat në Finiq, Dule: Po nxitet urrejtje, qeveria mbyll sy e veshë (FOTO)

Fshihen emrat në gjuhën greke nga tabelat në Finiq, Dule: Po nxitet urrejtje, qeveria mbyll sy e veshë (FOTO)

Ndërkohë që diskutohet projektligji për minoritetet dhe njohja e tyre si tw tillw edhe me 300 persona, kreu i PBDNJ Vangjel Dule denoncon një ngjarje të ndodhur në Finiq që sipas  tij nxit po urrejtje etnike.

Dule shkruan në twiter se prej ditësh, në shumicën e tabelave dygjuhëshe, të vendosura nga autoriteti rrugor përgjatë rrugës nacionale që përshkon bashkinë Finiq, janë fshirë emërtimet në gjuhën greke dhe ky fenomen nuk ndodh për herë të parë.

Për kreun e PBDNJ kjo është një vepër penale dhe shton se pushteti vendor hesht, drejtësisë nuk i shkon ndërmend, qeveria mbyll sy dhe veshë.

Dule i bën thirrje siç e quan ai spektrit evropian të politikës, opinionit të shëndoshë publik dhe medias që së bashku t'i presin rrugën një herë e përgjithmonë fenomeneve të tilla, autorëve dhe frymëzuesve të tyre.

"Prej ditësh, në shumicën e tabelave dygjuhëshe, të vendosura nga autoriteti rrugor përgjatë rrugës nacionale që përshkon bashkinë Finiq, janë fshirë emërtimet në gjuhën greke, gjuha amëtare e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek. Ky fenomen nuk ndodh për herë të parë.

Dhe megjithëse një akt i tillë:1)përbën vepër penale2)shkel frymën dhe germën e legjislacionit vendas dhe konventave ndërkombëtare për te drejtat e minoriteteve3)dëshmon dhe nxit urrejtje etnike, pushteti vendor hesht, drejtësisë nuk i shkon ndërmend, qeveria mbyll sy dhe veshë.

Thirrja jonë për spektrin sinqerisht evropian të politikës, opinionin e shëndoshë publik dhe mediat është që së bashku tu presim rrugën një herë e përgjithmonë fenomeneve të tilla, autorëve dhe frymëzuesve të tyre,"-shkruan Dule.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 08/07/2020 20:32

    Pun camesh ..!

    Përgjigju
  • Bepi: 08/07/2020 18:15

    O Pusht ti edhe Greket kjo asht tok SHQIPTARE

    Përgjigju
  • O tej: 08/07/2020 16:39

    Qirje Dule rrofte Shpetim Idrizi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarëve kundër propozimit të Rithemelimit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarëve kundër propozimit të Rithemelimit