Dumani kërkoi që prokurorët e SPAK të rikandidojnë, Manja: Jam në krahun e tyre, por Kushtetuta kërkon vullnet më të gjerë se mazhoranca

Pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha një prononcim për mediat ku u pyet edhe për kërkesën e Dumanit për qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar.

Manja: Sa herë rikthehem këtu pas 13 vjetësh. Kjo është shtëpia ime. Ky është profesioni. Kam qenë prokuror dhe sa herë vij këtu e konsideroj veten si shtëpinë time dhe mes miqsh dhe kolegesh dhe sa të jemi gjallë me këtë profesion jemi identifikuar. Isha si ministër për të prezantuar rekomandimet për luftën ndaj kriminalitetit. Lidhur me kërkesën e kreu të SPAK për të qartësuar statusin e prokurorit pas mandatit 9 vjeçar. Tjetër gjë është e drejta që parashikon, ligji tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit. SPAK është prokurori dhe baraz me Prokurorinë  e Apelit. Prokurorët e SPAK do tu duhet të garantohet profesioni në prokurori apeli.

Pyetje: Nuk ka rikandidim?

Manja: Sot Kushtetuta ka këtë parashikim, por prisni janë në vitin e pestë në momentin që do të shtrohet  kërkesa e tyre të jeni të bindur si ministër pa diskutim jam në krahun e tyre. Kur të shtrohet ky diskutim do te kemi një qëndrim. Kushtetuta kërkon një vullnet  më të gjerë se mazhoranca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:50
U liruan 100 të dënuar nga GJKKO, Manja: Përgjigjet për amnistinë i marrin të enjten, s’ka asgjë për të fshehur

Sa i takon amnistisë penale, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë set ë gjitha përgjigjet do t’i japë ditën e enjte në Kuvend, në një interpelancë që ka kërkuar Partia Demokratike. Manja tha se nuk ka asgjë për të fshehur.

“Të gjitha përgjigjet i marrin të enjten se më kanë thirrur në interpelancë! Është një nga ligjet më qëllim mira që janë miratuar në atë parlament, rreth 800 vetë janë bashkuar me familjet e tyre dhe të përshtaten me shoqërinë. S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, është një ligj që do duhet që parlamenti ta aplikojë sa herë të jetë e nevojshme”, tha Manja.

Partia Demokratike akuzon mazhorancën dhe Rithemelimin për pazare me amnistinë penale, duke thënë se e kanë bërë për të liruar zyrtarët e korruptuar.

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar për Report Tv se rreth 100 persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit përfituan nga ligji “Për amnistinë”, i miratuar me konsensus PS-Rithemelimi më 4 prill në Kuvend. 40 të dënuar përfituan falje ndërsa 60 ulje të dënimit. Mes përfituesve kanë qenë edhe 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion.

Ora 10:45
‘T’i shkul veshët’, Manja ‘reflekton’ për përplasjen me Shehajn: Debate politike, mbesin brenda Kuvendit! U bëra pak nostalgjik

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është pyetur nga gazetarët lidhur me debatin e djeshëm në Kuvend me deputetin Agron Shehaj. Teksa po debatonin lidhur me amnistinë penale, Manja nga karrigia i bëri me shenjë se do të të shkul veshët.

I pyetur lidhur me këtë deklaratë, Manja tha se gjithçka ai takon një debati politik që mbetet brenda sallës së Kuvendit.

“Dje ishte dje dhe gjithçka i takon atij debati politik të zhvilluar brenda asaj salle. Sot është ditë e re, në prag të festës së Pashkës. Kam dëgjuar sot nga stafi im që përgjatë shumë emisioneve ka vazhduar të trajtohet kjo gjë edhe në media. Personalisht më bërë pak nostalgjik se më ktheu si sikur me ato ankesat që kishim kur ishim në klasë të parë dhe shkonim për ti zgjidhur, mosha bën të veten, koha bën të veten, s’kthehemi dot më pas, debati është tërësisht politik brenda sallës së Kuvendit, dua ta mbyll me një urim për festat”, tha Manja për gazetarët.

 

 

Ora 10:38
Manja: Kodi i ri Penal i nevojshëm, do i nënshtrohet konsultimit publik! Drafti reflekton 61 direktiva të BE

 

Ministri Ulsi Manja në një deklaratë për mediat tha se një Kod i ri penal është i nevojshëm, por do duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik. Drafti që është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë, sipas Manjës reflekton 61 direktiva të BE.

“Që duhet një Kod i ri Penal, jemi në procesin e negociatave të integrimit në BE, është kërkesë e Brukselit. Kemi një Kod Penal të miratuar në 1995. Në këtë Kod Penal për shkak të zhvillimit është ndërhyrë 33 herë, ndaj Brukseli, por edhe koha kërkon që të kemi një kod të ri penal. Ka një draft që është dorëzuar në ministri, por që do duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik. Do jetë një kod penal që do i rezistojë kohës për 20-30 vitet në vijim. Reflektohen në atë draft 61 direktiva të BE”, tha Manja.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vala: 03/05/2024 14:10

    Dhe te shikosh cfare prokuroresh jane keta! Sejcili dosje penale me vete. Ta fillosh nga Manja si komisar politik kur qe prokuror per llogari te organizates mafioze Lala; apo ta mbyllesh me pordhekurorin e Lezhes Cela, e tipiku i korrupsionit organik politik: nga pranimi e diplomimi, punesimi opgj ne PKR madje kalon edhe vettingun, si nip i shokut Stefan! Hajde cvete mor aman.

    Përgjigju
  • ZAKAREL ZAKA: 03/05/2024 13:03

    JE GENJESHTAR ULS

    Përgjigju
  • sapa: 03/05/2024 11:12

    Jo ore se ben Rilindja ate pune.Ata jane prej 11 vitesh aty te bejne shtet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani