Duro: Partizanit nuk i ngeci titulli, Tirana për mbijetesën duhet të përqendrohet te loja në fushë

Superliga ka hyrë në fazën më të nxehtë kur përveç kreut ka luftë të ashpër për kualifikimin në Kupat e Europës, por edhe për mbijetesë. Në një intervistë për “Report TV”, Shpëtim Duro, trajner i futbollit që ka drejtuar shumë skuadra në kampionatin shqiptar, fillimisht shprehet se Partizani i ka mbyllur llogaritë për titullin, por më pas shton se është kundër asaj që thuhet se të kuqve i ‘ngeci’ titulli.

“Partizani këtë vit e meriton titullin pasi çdo skuadër që del kampion e meriton. Është një kampionat i gjatë në një periudhë 9 mujore pavarësisht se konkurenca nuk ka qenë e duhura, por Partizani ka meritë sepse e ka menaxhaur siç duhet.”

Duro më tej thotë se mungesa e stadiumit e ka penalizuar Kukësin në luftën për titull, por thekson se verilindorët janë skuadra që nuk e diskton kualifikimin në Kupat e Europës.

“Kukësi nuk diksutohet që do arrijë në Europë sepse mund ta mbërrijë edhe ndërmjet Kupës. Ka edhe 4-5 skuadra të cilat mund ta arrijnë Europën, gjithçka varet nga ecuria që do kenë javët e fundit.”

Trajneri i njohur më pas bën një analizë edhe për zonën e kuqe të Superligës, atë të mbijetesës. Duro thotë se Tirana ka potencial për të luftuar shumë më shumë se sa për të qëndruar në Superligë, ndërsa lidhur me akuzat e bardhebluve se kampionati luhet edhe jashtë fushe ai shprehet:

“S’jam dakord me këtë, por edhe ndoshta ka aleanca sepse kur bëhet situata e tillë në kampionat ka edhe skuadra të motivuara të cilat mund të tolerojnë. Jam i mendimit se Tirana duhet t’i përkushtohet lojës në fushë për të marrë maksimumin dhe të shpëtojë rënien nga kategoria e cila padiskutim do të ishte diçka e rëndë.”

Në fund Duro deklaron se është i gatshëm për t’u rikthyer në drejtimin e një skuadre duke filluar nga sezoni i ardhshëm, veçse është në pritje të ofertës së duhur.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Meta ‘heq’ dorë nga Monika, ‘josh’ pa dobi Berishën dhe ‘nyja’ Argita

Jakin Marena: Meta ‘heq’ dorë nga Monika, ‘josh’ pa dobi Berishën dhe ‘nyja’ Argita