Durrës, të shtëna me armë,
plagosen dy persona

Durrës, të shtëna me armë,<br />plagosen dy persona
Durrës - Dy persona janë plagosur nga një grabitës, i cili qëlloi me armë zjarri 800 metra larg qendrës së qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:55 në afërsi të qendrës tregëtare “Blue Star” më rrugën “Skënderbej”.
 
Nga të shtënat me armë është plagosur 53 – vjeçari Agim Balla, pasi u përpoq të ndihmonte një grua, kurse një 26 – vjeçar, Gentian Mici u plagos lehtë, i cili ishte duke kaluar rastësisht në rrugë.
 
Sipas hetimeve paraprake të policisë, mësohet se autori i plagosjes kishte tentuar të vidhte arkëtaren e agjencisë së autobuzëve, e cila kishte me vete një shumë të konsiderueshme parash. Menjëherë ka ndërhyrë shtetasi Agim Balla për të ndihmuar gruan, por autori ka qëlluar mbi 53 – vjeçarin, i cili u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të qytetit.
 
Forcat e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
 
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat