Durrës, deti i trazuar nxjerr afër bregut velierën, shpëtohen mrekullisht 4 anëtarët e ekuipazhit (VIDEO)

Përkeqësimi i motit në Durrës, me detin e trazuar kanë nxjerr në afërsi të bregut Velierën në zonën e Currilave. Katër persona ndodheshin në Velierë gjatë situatës së vështirë, 3 turq dhe 1 amerikan.

Ekuipazhi dha sinjalin SOS, i cili u kap nga kapitenaria e portit. Në ndihmë të tyre shkuan menjëherë forcat e policisë kufitare, të cilat nxorrën në breg 4 pjestarët e velierës.

Gjendja e pjestarëve të ekuipazhit paraqitet e mire, ndërsa është bërë akomodimi i tyre në një hotel aty pranë. Veliera, e cila vinte nga Mali i Zi kishte për destinacion Turqinë.

Mësohet se, nxjerrja e mjetit nga shkëmbinjët nënujorë ku ajo ka ngecur do të bëhet pas përmirësimit të motit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen