Policia Rrugore e Durrësit ka vënë në pranga 6 persona, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur, ndërsa 231 shoferë të tjerë janë gjobitur pas disa kontrolleve intensive të kryera në rrugët e qytetit bregdetar.
Në prag të nisjes së sezonit turistik, policia rrugore ka vijuar kontrollet dhe monitorimet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur radarë, dragera, kamera dhe makina inteligjente.
Nga kontrollet e kryera gjatë një jave nëpër rrugët e Durrësi, janë arrestuar 5 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një tjetër për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.
Ndërsa 231 drejtues të tjerë janë gjobitur për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit.
-179 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;
-16 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
-9 drejtues janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
-26 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-1 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
Policia e Rrugore e Durrësit i bën thirrje qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës, që të zbatojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
56.6%
-
Kurti
37.1%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 1527
Lajme të tjera
-
Njëri në kërkim për plagosje, tjetri për vjedhje, arrestohen 2 persona në Durrës! Në pranga edhe një shofer 18-vjeçar
4 Tetor, 13:22
-
Ndezën zjarre në Manzë e Kavajë dhe dogjën dhjetëra dynym tokë! Arrestohen dy zjarrvënës, dy të tjerë nën hetim
4 Tetor, 11:03
-
Do kryente vrasje, Gjykata lë në burg Aldi Mustafën dhe bashkëpunëtorin e tij! U arrestuan me armë në Durrës
3 Tetor, 16:53
-
VIDEO/ Policia Rrugore e Durrësit shton kontrollet, 620 shoferë të gjobitur në një javë! Ja shkeljet që kryen
3 Tetor, 16:26
-
Tentuan të dilnin nga Shqipëria me rulotë me armë sportive dhe kanabis, arrestohen në portin e Durrësit 2 francezët
3 Tetor, 14:31
-
Pengoi lëvizjen e mjeteve pasi parkoi gabim, gjobitet me 280 mijë lekë gjobë shoferi në Tiranë
3 Tetor, 14:25
-
Për një javë policia rrugore në Tiranë gjobiti 12 607 drejtues makinash, ja shkeljet që kryen
3 Tetor, 08:57
-
Durrës, viti i ri akademik nis me rënie të numrit të studentëve
2 Tetor, 11:30
-
E rëndë në Durrës, 34-vjeçarja nga Kameruni plagoset me thikë nga familjarët e saj
1 Tetor, 22:33
-
'112' - Ekskluzive/ 'Tempulli', pamjet hap pas hapi të arrestimeve të shpërndaresve të drogës pranë shkollave
1 Tetor, 21:01
-
Basha vijon turin e takimeve në Ndroq: Mirëpresim në PD të gjithë ata që duan një parti europiane
1 Tetor, 12:20
-
Arrestimi i Aldi Mustafës në Durrës, policia: Do kryente vrasje! Miku i ‘Rrumit të Shijakut’ do merrte hak për tritolin që i vendosën në muajin prill
1 Tetor, 11:25