Durrës, gjendet në det trupi i pajetë i një siriani, dyshohet se u hodh nga trageti pasi u pikas nga autoritetet

Durrës, gjendet në det trupi i pajetë i një siriani, dyshohet se u hodh nga trageti pasi u pikas nga autoritetet

Foto ilustruese nga Porti i Durrësit

Një shtetas me kombësi të huaj u gjet i pajetë në akuatoriumin e portit të Durrësit mëngjesin e kësaj të premteje. Policia tha se trupi ishte i dekompozuar ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Report Tv përmes burimeve ka mësuar se ngjarja zë fill fundjavën e kaluar, kur tre refugjatë sirianë kanë tentuar të imbarkohen në tragetin "Marina", i cili ishte i ankoruar tek ish-kantieri në kalatat e portit.

Sirianët janë ngjitur në traget mbrëmjen e së dielës por janë diktuar nga ekuipazhi, i cili ka njoftuar policinë kufitare. Më tej tre refugjatët janë hedhur në det, dy prej tyre kanë arritur të dalin, ndërsa njëri ka mbetur në det. Burimet thanë se polumbarët e portit kanë kërkuar për gjetjen e trupit por pa rezultat. Mëngjesin e sotëm trupi i pajetë ka dalë në sipërfaqe.

Mbetet ende mister mënyra se si kanë arritur sirianët të mbërrijnë deri në kalatat e portit të Durrësit, dhe fakti se policia nuk ka bërë asnjë njoftim për ngjarjen përgjatë 5 ditëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin  e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri