Kanadezi tenton ta përdhunojë, e mitura hungareze në Durrës, shpëtohet nga banorët

Kanadezi tenton ta përdhunojë, e mitura hungareze në Durrës, shpëtohet nga banorët

Një 50-vjeçar nga Kanadaja është shoqëruar në polici pasi ka tentuar të përdhunojë një 13-vjeçare hungareze në qytetin e Durrësit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me vajzën e mitur në një cep të një pallati në lagjen numër 13.

Kjo ngjarje është parandaluar nga banorët përreth, të cilët pasi kanë dëgjuar thirrjet e vajzës për ndihmë, kanë ndërhyrë dhe kanë neutralizuar kanadezin dhe e kanë goditur.

Kanadezi ka shkuar në spital për ndihmë. Policia ka njoftuar Prokurorinë dhe është nisur procedura për marrjen në pyetje të 50-vjeçarit. Gjithashtu, mësohet se është njoftuar edhe ambasada kanadeze për të marrë më tepër informacione për 50-vjeçarin.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 18/04/2019 11:26

    Ndonjë vlonjat me shtetësi të tillë do jetë

    Përgjigju
    • Vlora: 18/04/2019 16:02

      mire e ke mamin bei te fala nga vlonja thuj .. E ka vet parasysh ajo..

  • Toronto: 18/04/2019 02:09

    Pse thoni qe esht Kanadez se ka nenshtetsi Kanadeze.

    Përgjigju
  • Ardi: 17/04/2019 22:59

    Rama Ik Rama Ik.. Poshtë qeveria.

    Përgjigju
  • life: 17/04/2019 19:15

    fajin e ka SALIU

    Përgjigju
  • Parrucjani: 17/04/2019 18:38

    Ti vendosim viza Kanadase

    Përgjigju
  • Tirona: 17/04/2019 17:59

    Turp,duhet te japi menjehere doreheqjen qeveria kanadeze!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë