Durrës/ Kanosën pronarin dhe i thyen xhamat e lokalit, 2 të arrestuar

Durrës/ Kanosën pronarin dhe i thyen xhamat e lokalit, 2 të arrestuar

Foto ilustruese

DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Durrës kanë kanosur pronarin e një lokali dhe kanë thyer xhamat e këtij të fundit.

Referuar burimeve zyrtare, mësohet se në pranga ka rënë Dhimitraq Gjetaj 40 vjeç dhe Klaudio Toska 28 vjeç, të dy banues në Kuçovë. Policia bën me dije se të dy kanë qenë të dënuar më  për veprat penale "Vjedhja me dhunë" dhe "Kanosja". 

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje janë vënë në hetim dhe 2 persona të tjerë që kanë dhënë kallëzim të rremë.

Njoftimi i plotë i policisë
Kanosën pronarin e një lokali dhe thyen xhamat e këtij ambienti, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Procedohen penalisht 2 shtetas që kanë dhënë kallëzim të rremë për këtë ketë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Shkatërrim prone", shtetasit Dh. Gj., 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja me dhunë" dhe "Kanosja".

Këta shtetas, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin D. Q., pronari i një lokali dhe kanë thyer xhamat e këtij ambienti.  Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale "Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore", shtetasit A. I., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasit e arrestuar janë larguar së bashku me shtetasit A. I. dhe E. Rr., me mjetin e këtij të fundit, por janë kapur nga shërbimet e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agron: 20/01/2021 03:01

    jan pa pergjegjshmeri jan kthyer te gjith njerzit ne njerez te pa pergjegjshem nuk mendojn as per vete as per te tjeret ne rug por mbajn telefonin ne dor dhe harojn timonin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vdekja tragjike e Emiliano Sala, Cardiff padit Nantes! Kërkon 120 mln euro dëmshpërbim

Vdekja tragjike e Emiliano Sala, Cardiff padit Nantes! Kërkon 120 mln euro dëmshpërbim