Durrës, kapen 40 kg kanabis
në makinën me fund të dyfishtë

Durrës, kapen 40 kg kanabis<br />në makinën me fund të dyfishtë
DURRES - Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit, një qytetar që po transportonte me makinën e tij drejt Italisë, 40 kg kanabis. Fisnik Hoxha ngiste makinën "Fiat" me targa "AA 100 FT", së cilës i kishte ndërtuar një fund të dyfishtë për të fshehur lëndën narkotike.

Por, gjatë kontrollit në doganë, marihuana e fshehur u zbulua dhe autori u arrestua në flagrancë.

Gjatë ditëve të fundit, policia shqiptare dhe ajo italiane kanë zbuluar sasira të konsiderueshme droge që qytetarë vendas por edhe të huaj kanë tentuar të kalojnë për në Itali dhe Greqi.

GJIROKASTER - Një sasi tjetër droge është sekuestruar mesnatën e sotme, duke gdhirë e shtuna, nga Policia Kufitare të Kakavijes gjatë kontrollit të autobuzit me targa AA 017 CE të linjës Vlorë - Athinë të shoqërisë "Euro Lines".

Mbi gomën e parë në krahun e pasagjerit, në një dhomë të fshehtë të krijuar enkas për të fshehur lëndë narkotike, u zbulua një thes plasmasi mbushur me lëndë narkotike, marihuanë, ndarë në 10 pako me peshë 1.2 kilogramë secila gjithësej 12 kilogramë.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , dy drejtuesit e autobuzit, fatorinon dhe pronarin e  firmës për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve të para profesionale dhe  hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve,  pronari i automjetit dhe fatorinua janë lënë të lirë.
Ndërsa dy drejtuesit e autobuzit janë arrestuar në flagrancë dhe   konkretisht: Sotiraq Sholla, i datëlindjes 1960 , banues në Vlorë. Arian Balloma, i datëlindjes 1970, banues në Gjirokastër.

Lënda narkotike dhe autobuzi janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
 
Pasagjerët e autobuzit kanë vijuar lëvizjen për në Athinë , me një autobuz tjetër të kësaj linje.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kukës, procedohet një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara

Kukës, procedohet një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara