DURRËS - Policia Kufitare e Portit të Durrësit finalizoi operacionin "Porosia", ku goditi një tentativë kontrabande për të sjellë pajisje elektronike në Shqipëri.
Gjatë kontrollit të një kamioni, u gjetën 23 celularë iPhone 16 Pro Max dhe 2 laptopë pa fatura blerjeje, të dyshuara se ishin kontrabanduar nga Gjermania.
Në pranga u vunë 43-vjeçari Afrim Ukperja, drejtues i kamionit, dhe 35-vjeçari Amarildo Hamzai, personi për llogari të të cilit ishin kontrabanduar pajisjet.

‘Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit A. U., 43 vjeç, dhe A. H., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Në kamionin që drejtonte 43-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 23 celularë (iPhone 16 Pro Max) dhe 2 laptopë, pa fatura blerjeje, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar nga Gjermania, për llogari të shtetasit A. H. (djali i pronarit të kamionit që drejtonte shtetasi A. U., dhe njëkohësisht shtetasi që priste pajisjet).’, njofton policia.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Komente


normal sdel gjo ktu te kapin se sdel gjo ,,pem pa kokrra ky me 23 telefona
Përgjigju23 telefona qe ka fut ky kontraband jane ,23 per themi 150 euro per tel pa pagu doganen ,a mjere ne ku kemi arrit ,kapim ne port tel kontrabande ,,top numr 1 ,,sa kalajne aty ,hahahahah kto jane bakshish kamarieri
Përgjigju