Durrës/ Nuk i shlyu borxhin, 29-vjeçari merr peng për një orë në makinë 34-vjeçarin! I vihen pranga

Durrës/ Nuk i shlyu borxhin, 29-vjeçari merr peng për një orë në makinë 34-vjeçarin! I vihen pranga

Foto ilustruese

DURRËS- Një 34-vjeçar është mbajtur peng për më se një orë nga një 29-vjeçar në qytetin e Durrësit. Burime për ReportTV bëjnë me dije se shkak është bërë një borxh i pashlyer, duke bërë që 34-vjeçari të mbahej peng.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit. Dy personat njiheshin me njëri- tjetrin, dhe 29-vjeçari e ka marrë peng me qëllim për ta detyruar që t'i kthente borxhin e marrë. Pasi është lënë i lirë, 34-vjeçari D.Xh.ka bërë kallëzim në polici, duke bërë të mundur arrestimin F.K.. Tashmë për të rëndon akuza e “Heqjes së paligjshme të lirisë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale" Heqje e paligjshme e lirisë". Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet,  pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë", njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Di Do: 05/08/2020 14:31

    Edhe ai duhet te arrestohet per mashtrim

    Përgjigju
  • A. N.: 05/08/2020 10:48

    Ne durres kane mbajtur peng edhe kryebashkiakun Dako dikur dhe askush nuk u denoncua. :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit

Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit