Durrës/ Një banesë në katin e shtatë të një pallati përfshihet nga flakët, 15 persona dërgohen në spital (VIDEO-FOTO)

DURRËS- Një apartament në katin e shtatë të një pallati në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar është përfshirë rreth orës 22:50 të së dielës nga flakët. 10 banorë të asfiksuar, 4 policë dhe 1 zjarrfikës, të cilët teksa po mundoheshin të shuanin zjarrin e t'i vinin në ndihmë banorëve patën po ashtu probleme frymëmarrjeje nga monoksidi i karbonit, janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë. 

VIDEO/momentet kur flakët shpërthejnë te apartamenti në katin e 9-të

VIDEO/Pamje brënda apartamentit të shkrumbuar në Durrës

Teksa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar për jetën, dëmet materiale në banesën që rezulton në pronësi të personit me inicialet V.L. kanë qenë të shumta. Sipas policisë, nga hetimet paraprake mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije në një dyshek elektrik.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të normalizuar situatën, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ Barcelona 1-0 PSG, sërish Raphinha shënon në Champions League! Dortmund 0-0 Atl. Madrid (VIDEO)

DIREKT/ Barcelona 1-0 PSG, sërish Raphinha shënon në Champions League! Dortmund 0-0 Atl. Madrid (VIDEO)