Durrës,operacioni "Flash" arrestohen
dy personat që vidhnin banesat/VD

Durrës,operacioni dy personat që vidhnin banesat/VD
">
Policia e Shijakut finalizon me sukses operacionin e koduar “Flash” pasi dje janë kryer disa vjedhjve të njëpasnjëshme në lagje të ndryshme të Shijakut.
Policia bëri të mundur arrestimin e autorëve dhe sekuestrimin e sendeve në cilësi të provës materiale.
Shtetasit e arrestuar nuk ishin të panjohur për forcat e policisë, pasi janë persona me precedentë penale.
Jnaë arrestuar shtetasit  Florjan Rushiti 29 vjeç, banues në Shijak dhe Serxho Llaftiu 22 vjeç, banues në Shijak, I dënuar më parë për vjedhje.
Në cilësi të provës materiale janë sekuestruar një automjet, katër biçikleta, dy televizora, njësi kompjuteri, disqe automjetesh.

hajdutet shijak
Automjet i vjedhur nga dy autorët i sekuestruar nga policia

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Flash”.

hajdutet shijak
Disa prej mjeteve të vjedhura të sekuestruara nga policia

Policia në sajë të veprimeve hetimore të specializuara dhe të pandërprera ka dokumentuar me prova shkencore katër vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, konkretisht:
1. Më datë 20.02.2018, në lagjen “Popullore”Shijak dyshohet se kanë vjedhur magazinën e shtetasit R.K. ku kanë marrë 15 copë disqe automjetesh në vlerën 200 €/copa.
2. Më datë 20.02.2018, në Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases D.D. ku kanë marrë tre televizorë të markave të ndryshme.
3. Më datë 20.02.2018, në fshatin Shetel, Shijak dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit J.T. ku kanë marrë dy televizorë të markave të ndryshme.

4. Më datë 11.10.2017, në Tiranë dyshohet se kanë vjedhur një motor.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

1. Një automjet tip Benz në pronësi të shtetases L.R., të cilën e përdornin për trnasportimin e sendeve të vjedhura.
2. Një motor me ngjyrë të zezë me mbishkrimin SYM e vjedhur në Tiranë më datë 11.10.2017.
3. Katër biçikleta.
4. Dy televizorë të markave të ndryshme.
5. Njësi kompjuteri, monitorë, tastier.
6. Tetë disqe alumini.

hajdutet shijak
Disa prej sendeve të vjedhura të sekuestruara nga policia

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Vjedhja "dhe” “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”parashikuar në nenet 134/2 dhe 287/b të Kodit Penal.


e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë