Përmbarimi shkon të sekuestrojë banesën në Durrës, gjen snajper, kallashnikov dhe kanabis
Kur përmbarimi ka hyrë brenda bashkë me policinë kanë gjetur dy armët e përshtatura për sniper me silenciator, një pistoletë dhe një sasi kanabisi.
Foto ilustruese
Përfaqësues të Përmbarimit shkojnë për të sekuestruar apartamentin për llogari të bankës në Durrës, gjejnë armë dhe drogë brenda. Apartamenti ndodhet pranë zonës së plazhit te Shkëmbi i Kavajës dhe sipas policisë posedohet aktualisht nga Xh.L., 56-vjeç, banor nga Tirana, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.
Dyshohet se 56-vjeçari ndodhet jashtë vendit, ndërkohë që policia e Durrësit ka kërkuar ndihmën e atyre të Tiranës për të dhënë informacione për poseduesin e apartamentit.
Kur përmbarimi ka hyrë brenda bashkë me policinë kanë gjetur një armë snajper, një armë automatike kallashnikov, një pistoletë, katër silenciatorë, krehëra me fishekë si dhe një sasi kanabisi. Gjithashtu janë gjetur edhe fenelina, mjete dhe veshje policie si dhe kapuça, të cilat dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale.
Sipas policisë, Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin e një vendimi për dorëzimin e apartamentit bankës.
Njoftimi i policisë së Durrësit:
Sekuestrohen armë ne nje banese, shpallet në kërkim poseduesi i apartamentit
Sot rreth orës 14:30, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, te njoftuar nga Sherbimi Permbarimor dhe me pas gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në një apartament janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 1 snaiper;
• 1 automatik
• 1 pistoletë
• 4 sileciator
- krehera me fisheke
- nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane
• fenelina, mjete dhe veshje policie;
• kapuça.
Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin e një vendimi për dorëzimin e apartamentit bankës.
Apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.
Policia po vijon me veprimet e mëtejshme procedurale
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.7%
-
Të gabuar
83.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5385
Lajme të tjera
-
I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës
18 Prill, 13:49
-
Moti i keq, mbetjet plastike ‘pushtojnë’ bregdetin e Durrësit! Pamje nga ndotja
18 Prill, 12:58
-
EKSKLUZIVE/ 3-vjeçari nga Durrësi 6 ditë i zhdukur! Flasin stërgjyshërit në Has: Bahrija e solli nipin të shtunën, të nesërmen s'e gjetëm! Thirrje vajzës: Ktheja të voglin mamasë së vet
18 Prill, 11:33
-
Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve! Në makinë nuk kishte GPS, atentatorët me dy mjete deri pranë vilës
18 Prill, 11:16
-
Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari në Durrës, 6 ditë i zhdukur! Kjo është gjyshja në kërkim nga policia që ka marrë fëmijën, në pranga vëllai i saj
18 Prill, 09:48
-
Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli 'Qytetar Nderi' i Durrësit (Foto)
17 Prill, 19:32
-
Nuk dihet fati i 3-vjeçarit në Durrës, prej 5 ditësh i zhdukur! Nëna e të miturit denoncoi gjyshërit, dështojnë kërkimet e policisë
17 Prill, 13:42
-
U-21/ Sherri në Erzeni-Partizani, 4 futbollistë në hetim! Burime: Lojtarët lanë spitalin pas mjekimit
17 Prill, 13:38
-
Prezantohet projekti i Manchester City në Durrës, gati brenda një viti! Rama: Sjellim edhe akademinë e tenistit Rafael Nadal
17 Prill, 12:11
-
Media italiane: Eksploroni destinacionet më të mira të pushimeve në Shqipëri
17 Prill, 09:20
-
VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit! Dy futbollistë në spital, 20 në polici
16 Prill, 16:30
-
“S’do vdesim me zor!”, të pastrehët e tërmetit 5 vite në pritje të rindërtimit në Durrës
16 Prill, 15:21