Durrës, peshkarexha përfshihet nga flakët, ekuipazhi shpëton duke u hedhur në det - VIDEO

Një peshkarexhë druri është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur përballë Porto Romanos rreth orës 14:00, 6 milje larg bregut të detit.

Në bordin e peshkarexhës ndodheshin tre persona ekuipazh, të cilët për të shpëtuar janë edhur në det. 

Më pas ekuipazhi u transportua me një mjet gomone të Guardia di Financës dhe mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se peshkarexha ishte në pronësi të shtetasi A.S nga Durrësi, ndërsa paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një problem në baterinë e motorit.

Peshkarexha që mori flakë

Ndihma e Gurdia di Finanza per shuarjen dhe evakuim e stafit anijes se djegur

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Banorja e Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë

Banorja e Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë