Durrës/ Qëlloi me armë gjahu ndaj kushërinjve dhe komshiut, 2 të lënduar lehtë! Arrestohet 50 vjeçari (EMRI)

Durrës/ Qëlloi me armë gjahu ndaj kushërinjve dhe komshiut, 2 të lënduar lehtë! Arrestohet 50 vjeçari (EMRI)

Foto ilustruese

DURRËS - Një 50 vjeçar është vënë në pranga në Durrës pasi qëlloi me armë gjahu në drejtim të 3 kushërinjve të tij dhe një fqinji të tij. Ngjarja ndodhi në rrugën e fshatit Shkallë, atje ku jetojnë këta shtetas.

Nike Djaloshi qëlloi me çifte në drejtim të kushërinjve K.D., 23 vjeç, M.D., 29 vjeç dhe Z.D., 26 vjeç, të tre vëllezër, si dhe ndaj fqinjit të tij B.S., 41 vjeç.

Nga të shtënat mbetën të lënduar M.D. dhe Z.D. Sakaq, policia sekuestroi armën e gjahur në cilësinë e provës materiale.

'Për motive të dobëta, u konfliktua me 4 shtetas (3 kushërinjtë dhe fqinji i tij) dhe qëlloi me armë gjahu drejt tyre, arrestohet 50-vjeçari.  

Sekuestrohet arma e gjahut. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë, pasi në mbrëmje, në rrugën e këtij fshati, është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt kushërinjve të tij, 3 vëllezërve, shtetasve K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, dhe ndaj fqinjit të tij, shtetasit B. S., 41 vjeç. Nga të shtënat janë dëmtuar lënduar lehtë shtetasit M. D. dhe Z. D.    

Arma e gjahut që dyshohet se ka përdorur 50-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Impotenca, pse ndodh dhe si ta trajtojmë në mënyrë natyrale / Altin Joka: Impotenca nis në tru

Impotenca, pse ndodh dhe si ta trajtojmë në mënyrë natyrale / Altin Joka: Impotenca nis në tru