Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa foto nga riprojektimi i shkollës së re ‘Gjergj Kastrioti’ në Durrës.

Kreu i qeverisë shprehet se ky punim do të realizohet nga arkitekti spanjoll Toni Girones, ndërsa thekson se pas zbulimit të rrënojave antike në kantierin e ndërtimit dhe ideja e tij e ndërthurrjes së shkollës me zonën e kërkimit, do t’i japë jetë një tjetër transformimi spektakolar.

“E RRALLË

Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit të rrënojave antike në kantierin e ndërtimit dhe ideja e tij e ndërthurrjes së shkollës me zonën e kërkimit, do t’i japë jetë një tjetër transformimi spektakolar, të denjë për ambicien tonë për Durrësin 2030 si edhe për faqet e revistave të arkitekturës bashkëkohore europiane”, shkroi Rama në Facebook.