E kishte kthyer në biznes fitimprurës, arrestohet 47-vjeçari në Durrës! I sekuestrohen armë, tritol, kapsolla detonatore, granata ofensive dhe ndezësa (VIDEO)

DURRËS- Një 47-vjeçar ka rënë në pranga pasi e kishte kthyer në një biznes fitimprurës shitjen e municioneve luftarake.

Ai i është arrestuar pasi gjatë një kontrolli rutinë për kapjen e e personave që lëvizin me armë zjarri, iu gjetën me vete 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatorë gati për t'i shitur. Mësohet se në pranga ka rënë Nazif Kolgjini 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Drejtimi automjeti në mënyrë të parregullt". 

Gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet një arsenal municionesh, të cilat ishin të importuara.

" Sekuestrohen 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatore, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa", njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Mbikalimi". Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Durrës në bashkëpunim me DVP Kukës. Sekuestrohen 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatore, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre i cili do ti shiste kundrejt fitimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri ose sende të kundraligjshëm dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të siguruara nga seksioni për Hetimin e Krimeve, organizuan punën dhe finalizuan  me sukses operacionin policor të koduar "Mbikalimi", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

N. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Drejtimi automjeti në mënyrë të parregullt". Shërbimet e Policisë, në vëndin e quajtur "Mbikalimi i hekurit", në Sukth, Durrës, kanë ndaluar shtetasin N. K., dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatore të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt fitimit.

Kontrollet kanë vijuar nga DVP Kukës, në banesën e shtetasit N. K., në Kukës, ku shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 3.5 kallepë tritol, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa. Në bashkëpunim me Prokurorinë , Strukturat hetimore të DVP Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.1606727309_granata.jpg

Arsenali i municioneve të sekuestruara

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira