Ekzekutohet 'Mond Çekiçi' në Durrës! 2 autorët me veshje ushtarake, i prenë rrugën makinës! Shoferi: Sapo pash armën ika me vrap, ishin të maskuar

DURRËS- Mëngjesi i sotëm ka nisur me ekzekutimin e një emri të njohur në qytetin e Durrësit. Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi,  Edmond Koçi, 43 vjeç, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi". Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, pranë Drejtorisë Arsimore, pranë shtëpisë së prindërve të tij.

Autorët kanë qenë dy, të kamufluar me veshje ushtarake dhe të maskuar me shall e kapuç. Makina e autorëve një tip "Benz " i zi kishte bllokuar rrugën në pritjet të arritjes së makinës me të cilën udhëton te Çekiçi, të cilin e kanë ekzekutuar me breshëri të shtënash, një skenë që ka zgjatur rreth 20-30 sekonda.

Fillimisht ka qenë shoferi i 43-vjeçarit që ka dalë nga makina për të parë se ç'po ndodhet. Ai rrëfen para hetuesve se sapo kishte parë autorët e maskuar dhe armën ishte larguar me vrap. Ai thotë se dy autorët hapën zjarr ndaj Mond Çekiçit, i cili ndodhej në vendin e pasagjerit dhe po tentonte gjithashtu të dilte nga makina para se plumbat ta linin të vdekur në vend.

"Po udhëtonim me makinë, ku në rrugën e Drejtorisë vendore të arsimit në Durrës u konstatua një automjet benz me ngjyrë të zezë që thuajse kishte zënë rrugën dhe në këto kushte ndalova mjetin për ti thënë çfarë po ndodh. Ndërkohë Çekiçi hapi derën e makinës dhe ai për të folur me 2 personat që gjendeshin në mjetin tjetër. Sapo pash armën u hodha nga makina dhe ia dhashë vrapit ndërkohë që personi i dytë që gjendej në Benz ka shkarkuar karikatorin në drejtim të Çekiçit duke e vrarë në vend. Të dy autorët mbanin në kokë kapuç dhe shalle duke maskuar mirë një pjesë të fytyrës. Gjithçka është zhvilluar për punë 20 apo 30 sekondash", thuhet në dëshminë e shoferit.

Në më pak se në orë, policia ka gjetur pak kilometra nga vendi i ngjarjes, në fshatin Kantund i Sukthit makinën e djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët. Makina tip 'Benz' i zi ishte me targa të vjedhura në Tiranë, ndërsa brenda saj është gjetur edhe arma e krimit tip kallashnikov.

Pista kryesore e hetimeve është e kaluara e 43-vjeçarit, ndërsa rreth 12 persona janë shoqëruar nëse kishin dijeni për ngjarjen dhe më pas janë lënë të mirë.

Mond Çekiçi ishte shoku i ngushtë i Edmir Bregut, nga Kukësi, i cili gjithashtu është ekzekutuar dy muaj më parë po me breshëri kallashnikovi më 24 janar 2021. Edhe miku i tij i ngushtë kishte dy emra, ku njihej edhe si Ilir Kuçi, ai po udhëtonte me makinën "Porsche Cayene" kur u ekzekutua dhe është vrarë në të njëjtin vend ku u vra sot Mond Çekiçi.

Burimet shprehen se dhe vrasja e Mond Çekiçit është në vijimësi të vrasjes së shokut të tij të ngushtë Edmir Bregu. Pistat me të cilat policia po heton vrasjen e Bregut është prishja e pazareve të drogës.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore  në hyrje e në dalje të Durrësit  si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës për kapjen e autorëve që ekzekutuan Mond Çekiçin.

Kush është Edmond Koçi, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi? “Mond Çekiçi”, konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.  Në muajin maj 2009 Edmond Koçi, u dënua me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Në një raport të ministrisë së brendshme të botuar në vitin 2016 në gazetën “Shqiptarja.com” thuhej se “Mond Çekiçi”, është pjesë shoqërore me Lulzim Berisha “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Bashkim Haxhiaj dhe persona të tjerë. 1616228984_EDMONDCEKCII.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes dhe viktima Edmond Çekiçi

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Vrasja e Mond Çekiçi, zbardhet dëshmia e shoferit: Sapo pash armën ika me vrap! 2 autorët ishin të maskuar, kishin bllokuar rrugën

Report Tv ka siguruar dëshminë e shoferit të 43-vjeçarit Edmond Koçi, i cili shprehet para hetuesve se makina e autorëve një Benz i zi i kishte bllokuar rrugën dhe kishte dalë për t'iu thënë se çfarë ka ndodhur, por sapo ka parë armën është larguar me vrap.

Ndërkohë shoferi sqaron se Mond Çekiçi ka dalë gjithashtu nga makina për të marrë vesh ç'po ndodhte por është ekzekutuar nga dy autorët të cilët ishin të maskuar me kapuç dhe shallë.

 "Po udhëtonim me makinë, ku në rrugën e Drejtorisë vendore të arsimit në Durrës u konstatua një automjet benz me ngjyrë të zezë që thuajse kishte zënë rrugën dhe në këto kushte ndalova mjetin për ti thënë çfarë po ndodh. Ndërkohë Çekiçi hapi derën e makinës dhe ai për të folur me 2 personat që gjendeshin në mjetin tjetër. Sapo pash armën u hodha nga makina dhe ia dhashë vrapit ndërkohë që personi i dytë që gjendej në Benz ka shkarkuar karikatorin në drejtim të Çekiçit duke e vrarë në vend. Të dy autorët mbanin në kokë kapuçë dhe shalle duke maskuar mirë një pjesë të fytyrës. Gjithçka është zhvilluar për punë 20 apo 30 sekondash", thuhet në dëshminë e shoferit.

Ora 15:08
Ekzekutimi i Mond Çekiçit, autorët ishin të kamufluar me rroba ushtarake

1616228362_EDMONDCEKICI.jpg

Autorët që ekzekutuan me breshëri kallashnikovi Mond Çekiçin brenda në makinën e tij, kanë qenë të kamufluar me rroba ushtarake. Autorët i kanë prerë rrugën makinës ku udhëtonte Çekiçi dhe shoferi i tij dhe kanë shtënë më breshëri kallashnikovi.

Ngjarja na ndodhur në lagjën nr.16 në Durrës, pranë shtëpisë së prindërve të tij, ndërsa deri në këto momente janë shoqëruar 12 persona që kanë dhënë informacione për ngjarjen.

Ora 13:11
Fqinja: Ndaj ‘Mond Çekiçit’ u zbrazën 2 karikatorë kallashnikovi, i dëgjuam krismat

 

Një nga fqinjët tregon se kanë dëgjuar krismat nga vrasja e “Mond Çekiçit”, duke shtuar se ndaj tij u zbrazën 2 karikator.

“Ka dy fëmijë, krismat i dëgjuam. Dëgjuam dy herë kallashnikov, pastaj filloi prap punë minutash, 2 karikator pa pushim, pastaj nuk dimë gjë”, tregon fqinja.

Ora 13:07
U ekzekutua sot në Durrës, ‘Mond Çekiçi’ ishte në arrest shtëpie, u lirua nga burgu prej COVID-it

1616228362_EDMONDCEKICI.jpg

Report Tv mëson se 'Mond Çekiçi' i ekzekutuar ditën e sotme ishte në arrest shtëpi, pasi u dënua me akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Mësohet se atij iu ndryshua masën e sigurisë për shkak të pandemisë së COVID, ku të dënuarve për vepra penale  jo të rrezikshme u dërguan në arrest shtëpie.

Ora 12:47
Vrasja e ‘Mond Çekiçit’, Ardi Veliu në Komisariatin e Durrësit! Disa të shoqëruar

1616240882_b0e7c8c623c048f38d777c6e9c5caf42.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veli ka mbërritur në Durrës, pas vrasjes së “Mond Çekiçit”, në një takim me drejtuesit e qarkut dhe grupin hetimor, Polici-Prokurori. Mësohet se disa persona janë shoqëruar si dëshmitarë, mes tyre edhe shoferi i viktimës.

Ora 12:09
Copa xhami në rrugë, çfarë mbeti pas në vendin ku u ekzekutuar Mond Çekiçi

Mond Çekiçi u ekzekutua mëngjesin e sotëm brenda makinës së tij, ndërsa ajo që u la pas në vendin e ngjarjes janë copat e xhamit të thyer nga plumbat e qëlluar dhe pjesë kallçuku të makinës. Gjithashtu edhe një biznes i ndodhur pranë makinë ku u ekzekutua Çekiçi ka marrë dëmtime nga shenjat e plumbave.

Ora 11:10
Ekzekutimi i Mond Çekiçit në Durrës, hetimet e lidhin me vrasjen e shokut të ngushtë dy muaj më parë në të njëjtën lagje

 

 

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e Edmond Koçi i njohur edhe si Mond Çekiçi,  të cilin më 24 janar 2021 i kanë ekzekutuar shokun e ngushtë Edmir Bregu, i njohur edhe si Ilir Kuçi në po të njëjtën zonë. Bregu u ekzekutua me breshëri automatiku teksa po lëvizte me një makinë tip "Porsche Cayene" dhe po brenda makinës u ekzekutua sot edhe Mond Çekiçi.

Burimet shprehen se dhe vrasja e Mond Çekiçit është në vijimësi të vrasjes së shokut të tij të ngushtë Edmir Bregu. Pistat me të cilat policia po heton vrasjen e Bregut është prishja e pazareve të drogës.

1616234664_brehucekici.jpg

Edmir Bregu dhe Mond Çekiçi
Ora 10:42
Ekzekutimi i Mond Çekiçit, gjendet arma e krimit brenda makinë së djegur të autorëve

1616231775_makin.jpg

Brenda makinës tip "Benz" që mendohet se është përdorur nga autorët për ekzekutimin e Mond Çekiçit, është gjetur edhe arma e krimit.

Te makina e djegur është gjendur automatiku kallashnikov, që dyshohet se është përdorur në vrasjen e Mond Çekiçit brenda makinës së tij, i cili është qëlluar me minimumi 12 plumba.

Mond Çekiçi, anëtar i bandës së Durrësit, është ekzekutuar mëngjesin e sotëm.

Ora 10:15
Report Tv sjell pamjet/ Xhami i pasagjerit ‘shoshë’ , 'Mond Çekiçi u qëllua me 12 plumba

Report Tv sjell pamje nga afër të makinës  me të cilën po udhëtonte Edmond Koçi. Siç shihet në pamje, nga ana e pasagjerit ku rrinte “Mond Çekiçi”  është qëlluar plotë 12 herë.

Ora 09:35
'Çfarë ka'/ Autorët të pa maskuar i ndërprerë rrugën, debatuan me shoferin e 43-vjeçarit! Report Tv ndërton skemën e vrasjes

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga ekzekutimi i Edmond Koçit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mësuar skemën e vrasjes ku mësohet e Koçi është qëlluar pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës, ku 43-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij. Në atë momente një makinë i ka prerë rrugën. Në atë momente ka dalë shoferi i Koçit për t’i pyetur se çfarë kishte ndodhur dhe më pas një person nga mjeti tjetër ka qëlluar me breshëri në drejtim të “Mond Çekiçit” duke e lënë të vdekur në vend. Më pas mjeti i autorëve është gjetur i djegur në Sukth, me targa të vjedhura në Tiranë. Nga ana mësohet autorët nuk kanë qenë të maskuar. Dyshohet se shkak për vrasjen e Koçit është bërë e kaluara e tij.

Ora 09:28
Ekzekutimi i 'Mond Çekiçit'/ Gjendet një makinë e djegur në Sukth, dyshohet se u përket autorëve

Report Tv mëson në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip "Benz",  me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët që ekzekutuan Edmond Koçin, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi”.

Ora 09:27
Trupi i pajetë në vendngjarje, Report Tv sjell pamjet nga vendi ku u ekzekutua shoku i 'Mond Çekiçi'

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Edmond Koçi, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi. Trupi i 43-vjeçarit është ende në vendin e ngjarjes, teksa forca të shumta policie ndodhen aty.

Ora 09:25
Kush është 'Mond Çekiçi', që u ekzekutua sot në Durrës (FOTO)

1616228362_EDMONDCEKICI.jpg

Ky është Edmond Koçi, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi. Report Tv sjell foto të 43-vjeçarit të ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Durrës. 

“Mond Çekiçi”, konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.  Në muajin maj 2009 Edmond Koçi, u dënua me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Në një raport të ministrisë së brendshme të botuar në vitin 2016 në gazetën “Shqiptarja.com” thuhej se “Mond Çekiçi”, është pjesë shoqërore me Lulzim Berisha “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Bashkim Haxhiaj dhe persona të tjerë.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stefano: 21/03/2021 11:35

    Mjer shqiperia

    Përgjigju
  • Iris: 20/03/2021 22:52

    Policia nuk duhet te hetoje vetem shkakun e vrasjes,ajo duhet te hetoje se si dhe pse nje i denuar ,me precedent penal te meparshem,i vendosur ne /arrest shtepie/ jo vetem livadhiste i lire,por bridhte me shofer sikur na qenkesh V.I.P.arti e politike.A mban pergjegjesi njeri per kete shkelje shume te rende? A e kontrrollonin ne se qendronte brenda? A e kishin vene nen monitorim? Shkaktaret e kesaj neglizhence ,duhet te mbajne pergjegjesi ligjore,ndryshe ne ndonje rast tjeter me te rendesishem,mund te kemi viktima, si ne rastin e policeve qe u vrane nga D.Dajti.

    Përgjigju
  • çamet: 20/03/2021 16:27

    ktu do lahen gjith gjynahet qe i ben klodit esht radhe taullait tani po prisni lenti e kaloi proven i lumt iku u arratis

    Përgjigju
  • xhipe: 20/03/2021 14:27

    Normale qe do korresh ate qe mbjell

    Përgjigju
  • Iljazi: 20/03/2021 12:24

    Jallah shofero, jallah ku je tu shkue

    Përgjigju
  • Torra veneziane: 20/03/2021 12:11

    Ngushellime partise socialiste per humbjen e ushtarit te saj te devotshem! Mungesa e tij do jete e ndjeshme per te gjithe!

    Përgjigju
    • Berat: 20/03/2021 23:54

      Jan pasojat e Sali kurves vite perpara kur gjasme do bente shtet

  • AltinTop: 20/03/2021 11:58

    Akoma nuk e kuptoj pse Bandad kane fakte shume me te sigurta se sa Prokuroria kur vjen puna per te bere “drejtesi”

    Përgjigju
  • Albi: 20/03/2021 11:33

    Korrupsojni i shteti shqiptare po e kthen shqipnin nje ven varrezash.

    Përgjigju
  • durrsjani: 20/03/2021 11:22

    Heu bre....po ky sikur esht shoku i te modhit lul.kush e paska mar guximin kshu?

    Përgjigju
    • Landi: 16/04/2021 00:55

      Luli ja ka math per vete

    • Durresi: 21/03/2021 00:41

      Si thuhet,shoqnia ta fut

  • Shoku: 20/03/2021 10:32

    Shoferi e ka nxjerre ne prite,pse duhet te ndalonte e te pyeste cfare ka ai e dinte ke mbante ne makine dhe per kete merrte leket.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 20/03/2021 10:20

    E mer Lul e krefe dhe nji shok? E ke per zakon ti si Enver Hoxha i kref vet shoket e tuj.

    Përgjigju
  • Patrioti: 20/03/2021 10:13

    Iku dhe ky ushtari Lulit, Vangjushit dhe Ad Celes!

    Përgjigju
    • Tobestrafkulla: 20/03/2021 22:25

      Po ca ushtari Vangjushit! Ishe Vangjushi ushtari Cekicit, kishe ngel vetem me e fut ne bagazh. Gjushi si kerrmill pa shtyll kurrizore.

  • Vlor: 20/03/2021 10:10

    Ca lajmesh jeni ber si rd si gazet (gjendet makina e djegur sukth pastaj flash i fundit sher mom po jeni ne teresi sher mom me targa te vjedhura tifan e makin e djegur durres ose behet me qellim lajmi qe te zbutet te opinioni publik gjasme jan vrar per mom nuk u shkon kjo si gazet ose merni fahri balliun se ska ndonje ndryshim

    Përgjigju
  • Durresi: 20/03/2021 09:57

    Mos ka gisht ky shoferi qe ka ber nje ndales te till

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)