'Durrësi u përmbyt me 15 min shi', Bylykbashi: Rama caktoi Dakon për masakrimin urban

Oerd Bylykbashi

Ish deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka komentuar pamjet e përmbytjes së rrugëve në Durrës pas shiut të mëngjesit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se durrsakët duhet t'i kthejnë kusurin Ramës duke mos e votuar në zgjedhjet e 25 prillit.  

"Sot me 15 minuta shi, të gjithë morën sërish provën e babëzisë së kësaj qeverisje grabitqare. Sa herë do të ishin bërë kanalizimet, do ishin hequr plehrat që digjen, apo do të ishin bërë parqe e punë publike që jeta e durrsakeve të ishte më e mirë, nëse 20 buxhetet vjetore do ishin për durrsakët e jo për Dakot e Ramës", shkruan Byllykbashi.

Sipas ish deputetit, Durrësi është kthyer në një masakër urbane.

"Durrsaket kane shansin qe me 25 prill 2021, t'i kthejne kusurin Edi Rames ‎dhe bandes te tij per ate ku PS e katandisi qytetin ne 20 vite qeverisje. Nje masaker urbane! E grabiten pushtetin me vota te manipuluara me 1 tetor 2000 dhe vazhdojne ta vjedhin pa u ndalur ne grykesine e tyre. Dhe ne 15 vitet e fundit Rama eshte ai qe ka caktuar me doren e vet Dakon dhe banden rreth tij qe masakruan Durresin‎.

Durresi i duhet hequr nga dhembet ketyre hienave dhe i duhet kthyer sa me pare banoreve te tij. Sot me 15 minuta shi, te gjithe moren serish proven e babezise se kesaj qeverisje grabitqare. Sa here do te ishin bere kanalizimet, do ishin hequr plehrat qe digjen, apo do te ishin bere parqe e pune publike qe jeta e durrsakeve te ishte me e mire, nese 20 buxhetet vjetore do ishin per durrsaket e jo per Dakot e Rames?

Me 25 prill, kusuri i llogarise se qeverisjes socialiste eshte vota si shpulle mbrapsh per te gjithe ate qe keni hequr dhe vazhdoni te hiqni nga banda e Rames qe qeveris Durresin ne keto 20 vjet. Kaq kujtoni dhe e keni te qarte", shkruan Bylykbashi.

D.P./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me nënshtetësitë pa asnjë verifikim, a duhet të ngrihet një komision hetimor për presidentin llir Meta?

Komento

Komente

  • Tosi: 23/09/2020 17:29

    Ore po pse ky Oerd bylyktrashi duket sikur i kane rene me tulle kokes, apo e ka nuhatur mandatin e trete te Gjigandit Edi Rama dhe humbjen e thelle te Nafije dybekut te leshitlikes dhe daljen nga skena nje here e mire te leshelise.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

A ka një ofertë? Duka 'sponde' Bashës: Duhet të fusi kryetarët në zgjedhje