Durrës/Të gjitha pallatet e ndërtuara para '93 do riparohen! Krijohet armata me 100 punëtorë

DURRËS- Të gjitha pallatet e ndërtuara përpara vitit 1993 do t'i nënshtrohen rikonstruksionit. Ky vendim vjen pas tërmetit të 26 nëntorit, për të shmangur një tjetër tragjedi të ngjashme.

Për të vënë në zbatim këtë vendim, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak u vendos krijimi i armatës me 100 punëtor ndërtimi që do të riparojnë pallatet e ndërtuara para këtij viti. Kjo forcë do të jetë në varësi të Drejtorisë së Rrugëve pranë Bashkisë së Durrësit.

Gjithashtu, ditën e sotme u miratuan edhe disa ndryshime në bonusin e qirasë që do të përfitojnë familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Tërmeti i 26 nëntorit nxori më pah që pallatet e ndërtuara në periudhën e komunizmit, një pjesë e tyre me punë vullnetare nga të burgosurit, ishin më të dobëta nga pikëpamja strukturore, sesa ato të ndërtuara në demokraci. Rasti më i fundit ishte ai i pallatit në Thumanë, i cili mori 24 jetë nën rrënoja. Ai ishte ndërtuar me punë vullnetare para viteve 1990.

Rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Durrës

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 28/12/2019 23:13

    Nuk eshte e vertete z free jam kontribues vullnetar dhe I kam pare dhe punuar ne banesave

    Përgjigju
  • Free: 11/12/2019 10:19

    Pallatet para 93 ne Durres dhe Tirane jane me mijra dhe sa do ti arrnosh nuk do te mbajne per shkak te cilesise se ulet te ndertimit. Llac me shtuf, kollona jo cilesore i bejne kto pallate per 30 vjet te rrezikshme. Nuk arrnohet pallati se nje lekundje e ngjashme behet vdekje prurese per mijra njerez.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Probleme nga hetimi administrativ i pasurive/ ONM kërkon ankimin e konfirmimit të prokurorit Valentin Preçi

Probleme nga hetimi administrativ i pasurive/ ONM kërkon ankimin e konfirmimit të prokurorit Valentin Preçi