'Nuk e di si zbrita 8 kate, luante pallati si kuti letre', 59-vjeçari me këmbë të prerë prej 9 ditësh në qiell të hapur: Na zvarrisin

DURRES- Muhameti, 59-vjeç ka nëntë ditë që qëndron përpara pallatit të Sportit në Durrës me shpresën për të marrë një ndihmë pasi banesa iu dëmtua nga tërmeti. Përveç problemit të strehimit ai mban mbi supe edhe sëmundjen e diabetit si shkak i së cilës ka prerë edhe njëra nga këmbët dhe sot qëndron mbi një karrocë me rrota. Momentin e tërmetit e përshkruan si të tmerrshëm që pasoi me një mrekulli që arriti të zbresë 8 kate duke u zvarritur. Muhameti thotë se nuk do të kthehet më tek banesa e tij sepse i trembet qëndrimit atje, ndërsa shprehet se është zvarritur prej 9 ditësh dhe ende nuk ka marrë asnjë ndihmë. Sot në ditën e nëntë pas tërmetit ai është me sytë nga qielli jo vetëm për të kërkuar ndihmë, por sepse tashmë nuk ka më një çati ku të strehohet përveç lokaleve, ku kalon pjesën më të madhe të ditës, për t'u mbrojtur nga era dhe i ftohti.

"Jam 59 vjeç. Më është dëmtuar ndërtesa komplet janë çarë muret. Jetoj në katin e tetë. Kam 8 ditë që rri këtu. Dita e 9 sot. Po, po, po merr letra, vë letra, asgjë. Do t'iu njoftojmë ne, numër telefoni këtu, numër telefoni atje, asgjë. Jashtë po rri. Unë jam dhe invalid. Në qiell të hapur jetojmë, me familje. Kam një djalë të mitur.  Ishte tmerr. Unë ju lutsha time shoqe dhe tim biri të zbrisnin poshtë. Djali m'u luste hajde dhe ti. Ashtu duke u mbajtur nëpër parmak, jam zvarritur se unë jam me diabet, kam prerë këmbën para 7 muajve. Nuk e di si zbrita 8 kate. Ikën edhe drita. Desh zoti u ndodha poshtë. Punë sekondash pamë tmerr me sy. Luante pallati si kuti letre. Jashtë kemi qëndruar nëpër lokale të na mbrojnë pak nga emra. Nuk shkoj më te ajo shtëpi. Çuni nuk hyn kurrë atje. Na kanë thënë do t'iu marrim ne në telefon. Me letra. Po të mos kisha probleme te shtëpia s'do kisha ardhur, nuk kisha ardhur ndonjëherë këtu. Djali im 15-vjeç nuk do të hyjë në shtëpi", thotë Muhameti.

Invalidi 59-vjeçar i mbetur i pastrehë

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha mbeti jashtë, Kuvendi: Nuk ka qenë anëtar i grupit të PD që prej nisjes së legjislaturës

Berisha mbeti jashtë, Kuvendi: Nuk ka qenë anëtar i grupit të PD që prej nisjes së legjislaturës