Dëbimi i ambasadorit iranian, Bolton: Terrorizmi nuk do të tolerohet, mbështesim Ramën dhe popullin shqiptar

Dëbimi i ambasadorit iranian, Bolton: Terrorizmi nuk do të tolerohet, mbështesim Ramën dhe popullin shqiptar

Largimi i ambasadorit iranian është bërë i ditur nga John Bolton, këshilltari për sigurinë i presidentit amerikan Donald Trump. Në një postim në Twitter, Bolton thekson se SHBA mbështet këtë vendim, ndërsa thekson se Uashingtoni qëndron përkrah kryeministrin Edi Rama dhe popullit shqiptarë të cilët morën një vendim kundër veprimeve të papërgjegjshme të Iranit në Europë dhe më gjerë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne mbështesim kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar teksa ata ngrihen ndaj sjelljes moskokëçarëse të Iranit në Europë dhe përreth globit. 

John Bolton, këshilltar i Trump për Sigurinë

Reagimi i këshilltarit të Trump për sigurinë John Bolton


Lajmi kryesor:

Tirana dëbon ambasadorin e Iranit, SHBA: Tentoi sulme terroriste në Shqipëri, mbështesim Ramën


  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përplasjet me Metën, dorëhiqet nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari

Përplasjet me Metën, dorëhiqet nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari