Dy adoleshente zhduken pa gjurmë, njëra nga Vlora tjetra nga Tirana! Largimi ka ndodhur pas konflikteve në familje, policia nis kërkimet

Ende asnjë gjurmë për 16-vjeçaren Eliza Tozaj, e cila humbi gjurmët nga Vlora mesditën e 14 janarit të këtij viti. Edhe përgjatë kësaj të marte Entela Tozaj nëna e adoleshentes është thirrur nga policia. Pak minuta pas daljes nga ambjentet e komisariatit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv realizoi një lidhje të drepërdrejtë ku ajo zbuloi të tjera detaje. Rasti i të premtes është i përsëritur për 16-vjeçaren, pasi ajo ishte larguar edhe më datë 12 janar, por u gjet nga blutë e Vlorës në qytetin e Orikumit fal njoftimit bërë nga banorët për lëvizjet e të resë e vetme në qytet. Nëna e saj tha për ’Pa Gjurmë’ se Eliza ishte lidhur me një djalë më të madh në moshë, lidhje e cila nuk kishte marr dakortësinë e familjes dhe për këtë kishin debatuar. 16-vjeçarja ikën për herë të dytë, të premten e 14 janarit, sapo kishte mbaruar mësimin. Nëna e saj dyshon tek djali me të cilin mesa duket adoleshentja kishte krijuar një raport. 

Herën e parë vajza u largua nga shtëpia të mërkurën pasdite. Unë zbulova mesazhet që ishte e lidhur me një djalë dhe me atë u largua. Por sapo shkova të bëja denoncimin në polici, kjo e fundit e kishte gjetur pas disa orësh në Orikum. Vajza ishte lidhur me një djalë, që është shumë më i madh në moshë dhe prandaj ne nuk donim. Unë u konfliktova për këtë gjë me vajzën dhe mesa duket ajo u largua. Kjo është hera e dytë që vajza më ikën nga shtëpia. Të premten më 14 janar nuk u kthye në shtëpi, pas orarit të mësimit. Ajo po vonohej dhe unë mora në telefon mësuesen kujdestare, e cila më tha se vajza kishte qenë në mësim dhe nuk kishte shfaqur probleme. Ajo kishte qenë e qetë dhe kishte zhvilluar mësimin normalisht. Tek banesa e djalit nuk kemi shkuar, por e kemi pyetur ditën që vajza u largua më 14 janar. Ai djalë më tregoi disa nga mesazhet që kishte patur me Elizën, dhe ai është personi i fundit që kishte folur në orën 12 pak para se të zhdukej. Mendoj se ajo është tek dikush, por askush nuk e pranon. Nuk e di ku mund të ndodhet, por disa persona më kanë thënë se e kanë parë në qytetin e Vlorës gjatë këtyre ditëve dhe se vajza kishe nxituar për t’u larguar. Unë dyshoj tek djali me të cilin vajza është lidhur. Vajza ime kishte me vete vetëm nje aparat celular, pa numër por që lidhej me rrjetet sociale

Burime nga Vlora për gazetarin e Report TV Armand Xhelili bëjnë me dije se blutë e qytetit bregdetar kanë nisur hetimet për gjetjen e 16-vjeçares, duke përqëndruar kërkimet në Orikum dhe në disa lagje të qytetit të Vlorës, ku mendohet se Eliza Tozaj është parë nga disa qytetarë. Burimet thonë se janë bërë kontrolle, por nuk ende nuk është bërë e mundur lokalizimi i vendndodhjes së saj. Të njëjtat burime thonë se është marr disa herë në pyetje edhe djali me të cilin dyshohet se kishte lidhje adoleshentja. 

Ndërsa moderatorja Odeta Dume bënte thirrje për gjetjen e Eliza Tozaj, gjatë transmetimit live një tjetër adoleshente e humbur u denoncua nga familjarët. 15-vjeçarja Veronika Qershori ka humbur kontaktet me familjen më 12 janar të këtij viti nga Tirana, rast për të cilin familjarët kanë bërë denoncimin edhe në polici. 

 

 

Emisioni i plotë

O.D./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës