Dy anije ruse pranë brigjeve të Shqipërisë, Italia ngre në fluturim avionët ‘P-72’! Mediat italiane: Manovra të flotës së Putinit në detin ‘Mesdhe’

Dy anije ruse pranë brigjeve të Shqipërisë, Italia ngre në fluturim avionët ‘P-72’! Mediat italiane: Manovra të flotës së Putinit në detin ‘Mesdhe’

Anija ruse në detin 'Mesdhe', avioni i Italisë

Dy anije ruse ndodhen në një zonë mes Kalabrisë dhe ishullit të Korfuzit, pak milje larg brigjeve të Shqipërisë. Duket se tashmë tensioni mes Rusisë dhe vendeve perëndimore nuk kufizohet më vetëm në fushëbetejën e Ukrainës por edhe në detin Mesdhe.

Situata paraqitet aq e tensionuar saqë Italia ka ngritur në fluturim avionët e saj P-72 për të monitoruar situatën nga lart.  Njëra prej anijeve ka ardhur nga oqeani Atlantik dhe bëhet fjalë për anijen ‘Kola’ ndërsa tjetra është një anije korvetë raketahedhëse që ndodhej në bazën ruse të Tartous në Siri.

Sipas medias italiane, ‘La Republica’, analistët thonë se me shumë mundësi anijet po ndjekin nga afër aeroplan-mbajtësen amerikane ‘john Bush’ që në këto momente gjendet mes brigjeve të Pulias në Itali dhe Shqipërisë.

Në afërsi të Sicilisë, dy anije të tjera të Moskës janë të pranishme prej javësh, ku njëra prej tyre është luftanija ‘Admiral Kasatanov’, një nga më modernet e flotës ruse.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar rusët bënë një tjetër provokim në ngushticën e Otrantos, vend ku janë përqendruar rrjetet që transportojnë gazin, energjinë dhe trafikun e internetit mes Italisë dhe Ballkanit.  “Akademik Pashin”, një anije naftëmbajtëse e madhe ruse, qëndroi praktikisht e palëvizshme për orë të tëra në pikën më të ndjeshme: atë ku ndodhen tubat e Gazsjellësit Trans Adriatik, ‘çezma’ që përcjell furnizime alternative me gaz metan.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 07/03/2023 13:44

    Rama duhet te dali vete me gjith pandushin Dhe te mos harrojn saliun me liken Gjithashtu te marr te gjith ata qe kan perfituar pasuri nga regjimi i vendosur tani

    Përgjigju
  • edmond( koder rreshen): 07/03/2023 07:49

    Rama duhet te nxjerre peshkarexhet Shqiptare ,(ne munges te 105 detare) perballe Korvetes Raketahedhese Ruse,per tju then largohuni nga ujrat tona,se po arriten Ruset te ankorohen ne port,do ti duhet tju bej dhurat "kryeveprat e pikturave" te bera ne zyren e tij,per ti marr me te mira .

    Përgjigju
  • Albi: 07/03/2023 00:20

    Rrofte italija fashiste me kry zogistat shqiptare si po na mroje atdheune.

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/03/2023 22:42

    Kan arritur për ta vizituar Durrësin që iu dorzua Serborusve nga tradhteri Edvin shkjau shqipfolës !

    Përgjigju
    • SONA: 07/03/2023 07:52

      KUR KANE ARDH FORCAT ITALIANE NE DURRES KANE ARDHE ME BICIKLETA O PALLOSH,E I KANE PRITUR ME LULE.....TI DUHET TE JESH GREK OSE SERB SIGURO PRANDAJ NUK E DIN

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën