Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, njëri prej mjeteve ka përfunduar në lokalin afër rrugës

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Beratit ku dy makina janë përplasur fuqishëm me njëra tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur  në lagjen periferike të qytetit "Uznovë", ku si pasojë e përplasjes njëri prej mjeteve ka përfunduar në ambientin e rrethuar të një lokali në anë të rrugës.

Fuqia e goditjes ka thyer rrethimin dhe stendat e lokalit. Automjeti tip "Reno" ishte i parkuar në parkimin e lokalit dhe më pas drejtuesi mjetit tip "BMW" ka humbur kontrollin duke goditur nga pas automjetin "Reno" që ishte i parkuar.

Të dyja mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht dy drejtuesit e mjeteve janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore që kanë kryer edhe ekspertimin e vendngjarjes. Sipas policisë, shkak për këtë përplasje është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara e mjetit tip "BMW", i cili ka goditur fuqishëm në ecje mjetin tip "Reno", duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë rruge dhe brenda ambienteve të jashtme të një lokali, ku edhe ka shkaktuar dëme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit

Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit