Dy deputetët e opozitës së re takim me sekretarin Amerikan: Ishte i informuar për krizën politike në Shqipëri, shumë shpejt në Tiranë

Dy deputetët e opozitës së re takim me sekretarin Amerikan: Ishte i informuar për krizën politike në Shqipëri, shumë shpejt në Tiranë

TIRANË- Deputetët e Grupit Parlamentar Demokrat , Korab Lita dhe Arben Elezi kanë zhvilluar një takim me Anëtarin e Komisionit të marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, Bob Menendez. Në një reagim në rrjetet sociale, Lita shkruan se në fokus të këtij takimi ishte situata politike në Shqipëri, për të cilin theksoi se Menendez ishte në dijeni të asaj se çfarë po ndodhte në vendin tonë. Bojkoti e opozitës, Menendez e ka cilësuar si një vendim që nuk i shërben demokracisë, teksa sipas Litës, ai ka vlerësuar deputetët që kanë pranuar marrjen e mandatit.

Postimi i plotë
Bashke me kolegun tim, deputetin e Grupit Parlamentar Demokrat  Arben ELEZI , (ketu ne Amerike ku jemi per nje vizite pune) sapo mbaruam nje takim shume te rendesishem me Anetarin e Komisionit te marredhenieve me Jashte te SENATIT AMERIKAN, ( ish Kryetar i ketij Komisioni 2013 - 2015), Senatorin Bob MENENDEZ. Nga ana jone, Senatorit MENENDEZ ju be nje prezantim i gjendjes reale ne te cilen ndodhet vendi, Reforma ne Drejtesi, procesi i integrimit te Shqiperise ne EU dhe nevoja e nje Reforme Elektorale, dhe Sistemi Elektoral te pranuar nga te gjithe.

Nga ana e tij Senatori, edhe pse ishte i informuar mjaftueshem per gjendjen ne Shqiperi, vleresoi shume inisiativen tone per te perfaqesuar qytetaret ne Parlament dhe per te çuar me tej Reformat e Bllokuara prej nje kohe te gjate, dhe shtoi se perfaqesimi dhe jo Bojkoti i sherbejne Demokracise. Gjithashtu Senatori nenvizoi, dhe nepermjet nesh i beri APEL klases Politike Shqiptare, dhe theksoi se ÇELESI i nje demokracie te shendoshe dhe themeli i nje shteti ligjor per qytetaret eshte VOTA E LIRE.

Pa nje Reforme Zgjedhore te vertete, e cila te sjelle Zgjedhje te Lira e te Ndershme, DEMOKRACIA eshte nje Iluzion, tha ai. Mes nje situate shume miqesore ne takim, ne e ftuam Senatorin qe ne nje periudhe shume te afert te vije e te vizitoje Shqiperine. Nga ana e tij Senatori e pranoi me kenaqesi ftesen

Postimi i plotë i deputetit Korab Lita

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi