Dy fitore radhazi, Milani triumfon në Bologna

Dy fitore radhazi, Milani triumfon në Bologna

Mision i kryer për Milanin në stadiumin Dall’Ara. Kuqezinjtë fituan 3-2 ndaj Bologna-s në ndeshjen e fundit të javës së 15-të të Serisë A duke siguruar fitoren e dytë radhazi. U rikthye tek goli Piatek që zhbllokoi sfidën me penallti në minutën e 15-të ndërsa Theo Hernandez vijon të shënojë dhe realizoi golin e dytë. Mbrojtësi i majtë përpara fundit të pjesës së parë shënoi edhe një tjetër gol por në portën e gabuar dhe Milani i mbylli në avantazh 2-1, 45 minutat e para.

Dy fitore radhazi. Më në fund Milani rikthehet në  formë dhe mbrëmë ka mposhtur 3-2 Bologna-n në transfertë. Tek goli rikthehet edhe sulmuesi Piatek ndërsa trajneri Pioli është i kënaqur me skuadrën. Pas javës së 15-të Serinë A e kryeson Interi.Në fraksionin e dytë ekipi i Piolit thelloi diferencën me një gol të bukur të Giacomo Bonaventura ndërsa për djemtë e Mihajlovic , Sansone me penallti vetëm sa ngushtoi diferencën. “Tashmë besojmë më shumë por na duhet edhe shumë punë” deklaron i lumtur tekniku Pioli.

Me mbylljen e javës së 15-të në Serinë A Interi kryeson me 38 pikë dy më shumë se Juventusi që të shtunën pësoi humbjen e parë për këtë sezon nga Lazio./ Përgatitit: Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!