Dy fjalë Dritan Lelit, nga një vëzhgues gjakftohtë

Dy fjalë Dritan Lelit, nga një vëzhgues gjakftohtë

Dritan Leli

Në opinionin publik ka bërë përshtypje një konflikt midis kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut socialist të Vlorës, zotit Dritan Leli. Në fakt, ky konflikti midis tyre nuk ka nisur në prag zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kur zoti Leli refuzoi kërkesën e kryetari të Partisë Socialiste që ai të bëhej pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Siç dihet, zoti Leli e refuzoi dorëheqjen si kryebashkiak për t’u angazhuar si përfaqësues i popullit në Kuvendin e Shqipërisë. Konspiracionistët aluduan se kjo ishte një taktikë e kryeministrit që ta zhvendoste zotin Leli nga bashkia duke e kandiduar në pjesën jo fituese të listës. Kjo edhe mund të jetë edhe mund të mos jetë e vërtetë.

Duhet që zoti Leli të jepte dorëheqjen dhe pastaj ne të kishim mundësinë ta vërtetonim se në cilin vend të renditjes do të ishte. Po edhe sikur të ishte i fundit i listës, këto zgjedhje ishin një mundësi e mirë për të parë vetveten, se sa i dobishëm ke qenë për qytetin. Votimi nominal për çdo kandidat, të jepte mundësinë që po të kesh lënë gjurmë të forta me punën tënde, e thyhen herësin dhe bëhesh deputet.

Megjithatë, përtej kësaj, duhet të kuptojmë një gjë shumë thelbësore. Zoti Leli është aty si përfaqësues i Partisë Socialiste, në bazë dhe në qendër. Për të marrë atë detyrë është angazhuar personalisht si kryeministri Rama, ashtu edhe çdo anëtar i PS-së në Vlorë që ka punuar derë më derë për të bindur zgjedhësit ta votojnë. Pra, qenia e një individi me profil politik si titullar i një institucioni publik, nuk mund të shkëputet asnjëherë nga marrëdhënia e tij me partinë që e ka kandiduar dhe mbështetur.

Siç thashë edhe më lart, konflikti i zotit Rama me zotin Leli ka nisur më herët, qysh në qershor 2020, ku kryeministri Rama pati një debat me kryebashkiakun e Vlorës gjatë një mbledhje që u zhvillua në Zvërnec.

Dukej që atëherë se kryeministri nuk ishte shumë i kënaqur me punën e zotit Leli gjatë mandatit të tij të dytë. Duke qenë edhe deputet i Vlorës, kryeministrit i përcillen lloj- lloj shqetësimesh të qytetarëve, të cilat ai nuk mund t’i anashkalojë.

Kryeministri e di që cilësia e punëve të pushtetit vendor ndikon për mirë ose për keq edhe në perceptimin e publikut për qeverisjen në tërësi. Pra, kur një kryebashkiak socialist nuk është në lartësinë e detyrës, është Partia Socialiste që merr më pas kosto politike në zgjedhje. Të humbësh një bashki në zgjedhje vendore nuk përbën ndonjë problem kombëtar, por kur ajo bashki ka ndikim në zgjedhjet parlamentare, kjo sigurisht që ka të bëjë me të ardhmen e vendit në tërësi. Dhe zgjedhjet mund t’i  humbësh edhe për një deputet më pak.

Që qeveria “Rama” ka investuar, po investon dhe do të investojë në Vlorë, kjo ka 8 vite që shihet. Ai qytet ndryshoi fytyrë që me ardhjen në pushtet të qeverisë “Rama” dhe padyshim meritë të padiskutueshme ka kryeministri. Pa ato investime nga buxheti i shtetit, bashkia e Vlorës s’do mundej kurrë që t’i realizonte me fondet e veta.

Nga ana tjetër, s’mund të hidhet poshtë edhe puna e kryebashkiakut Leli, por nuk mund të flas shumë konkretisht nëse ka punuar mirë apo keq në të gjitha dimensionet e punëve që ai duhet të kryejë, përderisa nuk jam qytetar i Vlorës dhe t’i prek çdo ditë problematikat e atij qyteti.

Por kjo nuk më pengon që për një rast konkret, ku isha vetë dëshmitar, të mos ndjej zhgënjim për punën e bashkisë Vlorë, pse jo, edhe të titullarit Leli, i cili duket që nuk ka kërkesë të fortë llogarie për vartësit e vetë.

Në fillim të majit isha në Vlorë. Ndalesën e parë e bëra tek sheshi i Flamurit dhe konkretisht tek shatërvani i ndërtuar në vitin 1934, tek i cili ndodhen edhe 4 sferat që simbolizojnë 4 ish-vilajetet e Shqipërisë. 

Pamja që gjeta tek shatërvani ishte e trishtuar. Mirë që ujë nuk hidhte përpjetë (është pjesë e një projekti të ri), po dhe uji i atyshëm ishte i qelbur. Mbi të notonin qese, ambalazhe, shishe plastikë e gjithfarë mbeturinash rreth e qark. Ishte mesditë dhe dukej që ato mbetje nuk ishin bërë atë ditë.

Për një çast imagjinova sikur të isha me ndonjë turist të huaj dhe ta shoqëroja për t’i treguar historinë e shatërvanit, se sa me turp do të ndjehesha përballë tij nga ajo pamje e shëmtuar që ndesha aty.

Një ambient që nuk pastrohet, padyshim që fton edhe të tjerë qytetarë të pandërgjegjshëm që ta ndotin atë. Ishte e pafalshme që në sheshin qendror të qytetit, njëri prej monumenteve të tij të ishte në atë pisllëk.

Kryetari bashkisë Vlorë duhet të angazhohet më shumë për ta pasur nën kontroll situatën në të gjitha drejtimet. Çdo neglizhencë e tij përkthehet në kosto politike për PS-në. Ai vërtetë ka humbur besimin e kryeministrit Rama, të deputetëve të partisë atje, por kjo nuk do të thotë që ai të punojë si një i “pavarur” politikisht dhe të mos ndjejë peshën e asaj partie që e ka kandiduar.

Edhe sfidat që i bën grupit të këshilltarëve të Këshillit Bashkiak, janë pa kuptim. T’i japësh Lulzim Bashës më datë 28 maj 2021 sallën e teatrit “Petro Marko” për ta mbushur plot me anëtarë të PD-së në kuadër të fushatës elektorale për kryetar partie dhe të njëjtën sallë t’ua kyçësh më datë 15 qershor 2021 një grupi këshilltarësh socialistë, kjo është e pafalshme nga pikëpamja politike.

Zoti Leli duhet të tregojë lidership dhe të ballafaqohet me ta, sepse të dy palët janë të zgjedhur me votë nga populli. Të tregohesh refraktar me partinë që të besoi detyrën e të parit të qytetit, nuk është ndonjë trimëri e madhe. Do shpresoja në një reflektim pozitiv nga zoti Leli, duke mos i parë si armiq bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm, të cilët unë besoj se duan më të mirën për qytetin e Vlorës.

Po i mbyll këto radhë duke cituar një personazh negativ të politikës shqiptare, një gojështhurur, i cili i trajton njerëzit sipas interesave politike të ditës. Një prej tyre është edhe Dritan Leli, për të cilin, ky personazh, po tregon kohët e fundit “dhembshuri”.

Sali Berisha, 4 mars 2019: “Narkokryetari i bashkisë, Leli merret peng! Ai është anëtar i bandave kriminale!”  vijojnë akuzat e rënda ndaj Dritan Lelit.

Sali Berisha, 14 qershor 2021: “Narkoshteti i linçimit! Proces publik nesër në Vlorë kundër Lelit.” … vijon mbrojtja për Dritan Lelin.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flamurtari: 20/06/2021 10:39

    Po me te vertete po shihet dora dhe mendja e Dritan Lelit sa edhe skuadren e Flamurtarit krenarine e qytetit te Vlores dhe te gjithe Shqiperise ate skuader qe barazoi me Barcelonen ne Spanje dhe qe eliminoi Partizanin e Beogradit nga Superliga e coi ne Kategorine e Pare dhe tani e coi ne te dyten.

    Përgjigju
  • Gjokftohtesia me sheshin e Flamurit: 18/06/2021 23:51

    Komentues gjakftohte?! ti?! spo bej sh komente se ju kursej kohen vlonjateve qe na lexojne te 2. Po meresh me sheshin e Flamurit, dhe ke 1000/1000 te drejte. Edi Rama pas genjeshtres qe ju beri vlonjateve per 4 vjet e kusur qe do shmbte ate monster hotel qe ka marre peng jo historine por edhe shqiperine, pasi e rrethoj 2 vjet me llamarina qe gjasme do e prishi VENDOSI tja shiste fondit shqiptar te zhvillimit. Pra kompensopj me leket e shqiptareve nje pacavure hotel ( sipas fjaleve te kryeministrit) dhe sdihet cdo behet akoma pasi ka traskuruar plot 7 miljar ( lexoje mire) 7 miljard investim te fondit amerikan te zhvillimit per zonen historike. Ktu na thuaj ne Vlonjateve qe kemi votuar Kryeministrin, TY dhe jo Lelin ku hyn bashkia e kryetari i bashkise vete?! Njerzia sdi cfare eshte turpi. As ti Ky hyn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin