Dy fjalë, për ata që shkatërruan shtetin sa kishin pushtetin

Dy fjalë, për ata që shkatërruan shtetin sa kishin pushtetin

“U bë deti kos, hajde marrim një lugë”. Kjo shprehje kaq popullore dhe filozofike u shkon për shtat sot, atyre që deri dje kishin “grada” shkencore, pushtetore, ushtarake dhe policore, dhe që shkatërruan nga themelet shtetin, përdhosën ligjet, dhe zhvatën milionat.

Ditët e fundit (të para mbylljes së zgjedhores) nuk dihet sepse nga SHQUP-i, kanë ardhur reagime skandaloze dhe kryekëput militanteske, nga ish-ministra, ish-pushtetarë, që deri dje mbanin “grada” të larta qeverisëse, që kanë nisur të flasin si “e ëma e Zeqos majë thanës”.

Dalin ish-ministrat e Shëndetsisë, që e shkatërruan sistemin mjeksor, spitalor, atë të shëndetit publik, që shkatërruan qendrat shëndetsore dhe poliklinikat e qyteteve, dalin ish-ministrat e Drejtësisë dhe ata të MPB, që kthyen në sistem korrupsionin në dikasteret e shtetit.

Dalin ish-ministrat e Arsimit që e kthyen 100 vjet mbrapa sistemin arsimor në Shqipëri, dalin gjeneralë dhe ish-funksionarë të ushtrisë dhe policisë, që i lanë policët, ushtarët dhe oficerët, pa uniforma, pa kambale dhe kapele, dhe japim “mendime dhe leksione” se si bëhet shteti, si zbatohet ligji, si mund të “dalim nga kriza” apo dhe si mund “të mundim COVID-19”.

Kontigjenti më i paaftë që ka patur ndonjëherë Shqipëria në qeverisje, nga 2005 deri 2013, që drejtoi në mënyrën më skandaloze vendin, që shumë prej tyre sot duhej të ishin në burg, dalin majë SHQUP-it, dhe japin “lajme me akuza dhe denoncime” për kryeministrin, ministrat, dhe deri për mjekët e spitaleve.

Një situatë, sa e turpshme aq edhe komike, tek shikon se si shqupistë dhe aleatë të tyre, që Prokuroria duhej ti kishte me kohë në ndjekje penale, kanë nisur të “flasin” dhe “zgjohen” nga gjumi letargjik. Këmbana e tyre, natyrisht është Lulzimi, që i kurdis si me program të koduar, dhe i mbush mëndjen se “erdhi koha, Rama do të bjerë, ndaj të nisim sulmet”. Po mirë, “a bie mali me gurë”, aq më tepër me gurë prej letre ?

Padyshim, një opozitë bëhet edhe më serioze, edhe më korrekte edhe më e besueshme dhe frymëzuese, kur ajo akuzon dhe denoncon me fakte atje ku është vendi, në Prokurori, dhe jo në rrjetet sociale.

Që “qytetari dixhital” po bën namin vitet e fundit në “sukseset” e ish-opozitaristëve, kjo as nuk diskutohet, por që të trajtohen si “realitete” ëndrrat dhe mashtrimet e kryetarit dhe ish-ministrave, dhe që lajmet e Doktorit të bëhen deklarata shtypi, kjo duhet parë ndryshe pastaj.

Ish-opozita e vetdjegjes së mandateve, ajo e braktisjes së çdo marrëdhënie dhe bashkëpunimi institucional me shumicën qeverisëse, ajo që ka humbur tanimë besimin edhe të faktorit ndërkombëtar, po mundohet të riciklohet përmes “xhaketave të vjetra”.

Por a mundet, që shqiptarët të besojnë si “lajme të vërteta” deklaratat e shtypit që mbushen nga informacionet e “qytetarit dixhital” apo më keq akoma, nga montazhierët e bodrumeve të SHQUP-it, që nuk janë paspak profesionistë ?

Padyshim përgjigjen më të mirë atyre ja kanë dhënë, dhe do t’ja japin sërish shqiptarët kur të vijë dita. Atyre që erdhën nga hiçi, u bënë “pushtetarë”, u “ diplomuan dhe graduan” në universitetet kioska, dhe sot parfumosen dhe kapardisen majë fuoristradave 100 mijë euroshe, u ka mbetur të mbajnë shpresë tek “firmëtarët” e peticioneve, dhe ndonjë këshillë rastësore, që vjen nga Presidenca.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KONJAKU METILIK: 01/06/2020 12:21

    O konjak metilik o loqevar njëher në radh të par mëso shqip. Nuk thuhet ngjer por deri te buka o kosovar idjot. Ti sdi Shqip e komenton pa fund mëso Shqip o loqevar pastaj komento o analfabet që na tregon pralla me mbret o konjaku metilik nastradin komplet pa din e iman o konjaku rafman. E mos e ndrysho pseudonimin njëher emigrant një her konjak. Që ti konjakun se ke provu kur se je komplet idjot o tyt topi kinez i ndryshkur.Faleminderit për mirkuptimin o kosovar i kti timit.

    Përgjigju
  • Konjak: 31/05/2020 22:11

    Qe te nxitesh urrejtje ne shoqeri ,nuk besojse mund ta beje c'do njeri, qofte edhe me moralin e frikes apo interesit, pervec atyre qe jane te prer keq , qysh ne veze , sepse ne djep , ata tashme jane lugati vet . Shqiperia ka pat dhe ka probleme plot , ngjer te buka e gojes , sigurisht per faj te vet . Asnje shqipetar i mire , nuk ka sesi te beje -me kenaqesi- avukatin e dreqit , kundra vet-vetes dhe popullit te vet .Ne prishim shtepine tone , per ti bere qefin , qoft edhe kryeplakut te fshatit , per pes lek nene dore , dhe nukse na zene syryn , pesedhjet mije lek , te nxjera me djersen e ballit . Ne vrasim shpifim e pergojojme , gjithkend , per ca para te zeza ; Ndertojme kenaqesin tone , mbi fatkeqesine e tjeterit , shesim edhe me te shtrenjtin e shtepise , per egoizem , krenarise boshe e fudullek . Kur na e do puna, i sherbejme eprorit me perulesi , behemi lamash e legen per te na mare ne sy te mire eprori , kurse sa dalim me sukses nga kjo perbaltie ,e shesim veten se jemi nga dere e madhe , dhe s'mund te perzihemi me turmen e rendomte . Duhet te mesohemi te bashkohemi , dhe te punojme per vete , te votojme nje qeverisie , dhe te nesermen te jemi ne opozite me ta . Ndryshe gjithe kohen do jemi te shtypur e te perbaltur ,nga qeverisia , cilet do qofshin ata .

    Përgjigju
  • Thoti: 31/05/2020 19:57

    Sh e vertete e hidhur..

    Përgjigju
  • I NDERUAR ARTUR: 31/05/2020 19:55

    SHKRIM MË BRILANT SKA KU TË SHKOJ O ZOTI ARTUR AJAZI. PO KUJT JA THUA FLAMURIT PA BISHT COP MISHI ME DY SY APO JA THUA EDI PALOQES THUP THUP DUA UN. APO JA THUA TRITAN PRESHIT. APO FLET PËR KRYEKRIMINELIN QENIN BASTARD MALOKUN BAJG SALHE. APO LYL SHAL NGJITMI HAJDUT KRIMINEL. ME NJË FJAL ME KTO WC SJA VLEN ME U MAR.

    Përgjigju
    • Dhimokrati: 31/05/2020 23:32

      Rrofte Flamur Noka Kryeministri i ardhshem i Shqipnis Madhe

  • Jul cesari: 31/05/2020 19:55

    S'i heq as1 presje,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë