Dy humbje të mëdha nga COVID/ Jozefina Topalli, mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të Marko Bellos dhe Engjëll Daklit

Dy humbje të mëdha nga COVID/ Jozefina Topalli, mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të Marko Bellos dhe Engjëll Daklit

1604510751_TOPALLI2.jpg

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta sot të ish-deputetit socialist Marko Bello.

"Vetëm lajme të trishta dëgjojmë gjatë kësaj periudhe. Na dridhet zemra për njerëzit tanë të dashur kur përballemi me pandeminë. Trishtohemi kur miqtë sëmuren e gëzohemi kur ia hedhin.

Gjate ditëve te fundit kam ndjekur duke pyetur miqtë edhe për Andi Përmetin, deputetin e ri nga Korca, dhe jam shume e gëzuar që Andi kaloi rrezikun .

Por sot jam trishtuar shume kur mora vesh se deputeti Marko Bello nuk ia doli në përballjen me COVID-19. E kujtoj si deputet shumë korrekt, i moderuar dhe i njerëzishëm me te gjithë. Shpreh ngushëllimet më të thella familjes. Një humbje e rende për familjen e miqtë e tij"

Tani po lexoj se ka ndërruar  jetë edhe Engjëll Dakli, ish kryetar i Bashkisë  Elbasan, deputet. E kujtoj me shume respekt ne te gjitha detyrat e tij. Njeri i matur, me integritet. Me vjen shumë keq. Ngushëllime familjes. Bashkohem me dhimbjen e familjes. Pushoftë në paqe", shkruan Topalli.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë nga COVID ish-deputeti Marko Bello, i shtruar prej 23 ditësh në Turqi! Meta: Dhimbje e madhe për ikjen e një kolegu! Ruçi: Humbëm patriotin e madh


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit