Dy laboratorë të tjerë në QSUT dhe tek Sanatoriumi për analizën COVID - Ende pa vendim për spitalet private

Dokroreshë Silva Bino tha se përveç laboratorit në Institutin e Shëndetit Publik, do të shihet mundësia edhe për dy laboratorë të tjerë në QSUT dhe tek "Shefqet Ndroqi" (Spitali i Sanatoriumit) për të bërë analizat që identifikojnë COVID-19. Ajo nuk dha një përgjigje se sa është kostoja e testimit. Ndërkohë Silva Bino tha se ende nuk ka një vendim nëse edhe spitalet private do të bëhen pjesë e këtij shërbimi.

A është licencuar sipas ligjit laborator tjetër përvec në ISHP për të kryer analiza për COVID-19? Sa është kostoja e tekstimti, dhe a munden spitalet jo publike të ofrojnë testime kundrejt pagesës?

Silva Bino: Në bazë të ligjit ISHP ka laboratorin e referencës në lidhje me testimin për sëmundjet infektive, është i vetmi laborator që ka bërë kontrollin e cilësisë sipas të gjitha rekomandimeve dhe është i licencuar.

Në lidhje me laboratorë të tjerë publik jemi duke vlerësuar kapacitetet dhe natyrisht në bazë të një protokolli aftësitë e testimit në QSUT dhe më pas tek "Shefqet Ndroqi", në mënyrë që dy laboratorë të tjerë t'i nënshtrohen testimit të certifikuar. 

Në varësi të vlerësimit të metodave të reja të testimit do të shikojmë edhe mundësinë e testimeve të tjera në vende të tjera, pra laboratorë që janë publik. Por kjo do të kryhet në varësi të metodikave të testimit në mënyrë që qytetarëve t'i ofrojmë teste për të cilat ne nuk themi që është negativ dhe mund të dalë negativ, që kjo gjë të jetë e vlerësuar siç duhet. Natyrisht, gjykimi klinik i mjekut është një element i rëndësishëm. 

Përsa i përket spitaleve jo publike ende nuk ka një vendim. Komiteti është duke e vlerësuar mënyrën se si do të operojnë këto spitale dhe si do ta ofrojnë këtë testim nëse do të munden mbas procesit të verifikimit dhe vlerësimit. 

Cilët janë protokollet e mjekimit që trajtojnë COVID-19 ne spitalin infektiv?
Silva Bino: Spitali Infektiv ka përgatitur protokolle të caktuara të trajtimit bazuar në rekomandimet ndërkombëtare dhe ato të OBSH dhe është duke i zbatuar ato për pacientët që janë të shtruar atje.

Përsa i takon testimeve vihet re një numër i ulet, si është e vërteta?
Silva Bino: Kryhen testime gjatë gjurmimit të kontakte dhe testime në lidhje me survejancën, pra për rastet që plotësojnë përkufizimin e rastit. Në përgjithësi ne jemi përpjekur  te ndjekim përkufizimin e rastit, pra për cdo rast të dyshuar të kemi mundësi të ofrojmë testime sidomos për personelin shëndetësor sepse ai është vija e pare. Për personat që kanë sëmundje kronike, pra kemi bërë edhe një përzgjedhje ne lidhje me këtë, dhe për personat e mundshëm, pra personat që janë kontakte të një personi të konfirmuar me COVID-19. Dua të theksoj që kjo është taktika që po ndjekim dhe që ndiqet në shumë vende të botës. Përveç testimi rëndësi kanë veprimet që ndërmarrim, sepse nuk është e thënë që unë të testohem të dal negativ por kam një lidhje pra jam një rast i mundshëm që kam kontakt të ngushtë me një rast pozitiv dhe të mos ndërmerret asnjë hap. Përkundrazi ne rekomandojmë izolimin dhe karantinën, pra rekomandojmë karantinë në këto persona. Pra ka rëndësi më të madhe veprimi që do të ndërmarrim në lidhje me testimin, pra testimi në vetvete është një mjet që duhet të na ndihmojë në izolimin dhe karantinimin pra nuk duhet parë testimi në mënyrë të veçuar.


Lajmi kryesor:

10 viktima me COVID-19 në Shqipëri, 197 të infektuar (11 raste të reja sot) 4 në gjendje të rëndë! 33 të shëruar /Video


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri