I vdes babai, vëllai i Admir Murataj i jep lamtumirën e fundit i shoqëruar me policë

I vdes babai, vëllai i Admir Murataj i jep lamtumirën e fundit i shoqëruar me policë

TIRANË-  Ditën e sotme ka ndërruar jetë babai i Admir Murataj, ky i fundit i etiketuar si "koka" e grabitjes në Rinas më 9 prill.

Vëllai i Admirit, Aleksandër Murataj i cili ndodhet në burg për grabitjen e parë në Rinas, ka kërkuar leje për të qenë i pranishëm në varrimin e të atit dhe burime për Report Tv bëjnë me dije se kjo kërkesë miratuar menjëherë. Lejen e ka marrë te Prokurori, i cili mësohet se e ka miratuar menjëherë. Ai i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, i shoqëruar me forca policie.

Më herët, Aleksandër Muratajt i është refuzuar kërkesa për të qenë i pranishëm edhe në varrimin e Admirit, për të cilin në një lidhje për Report Tv, ai tha se kishte kohë që nuk e shihte vëllanë, po kjo gjë nuk u mor parasysh nga Drejtoria e Burgjeve. 

Aleksandër Murataj është dënuar me 16 vite burg për grabitjen e 2 milionë eurove nga blindat në Rinas, ndërsa për të gjithë grupin, Gjykata dha 107 vite burg.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 31/12/2019 07:35

    Po ky vetem per vjedhje qenka denuar. Pse nuk e paskan lejuar te shkoje ne varrim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë