Shkodër - Dy makina në qytetin e Shkodrës janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Makinat ishin të parkuara në lagjen “10 Korriku”.
Ende nuk dihen shkaqet e rrethanat e së zjarrit të rënë në automjetet e 42 dhe 50 vjeçarit.
“Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku”, ka rënë zjarr në dy automjete të parkuara në rrugë, njëri prej tyre në pronësi të shtetasit Z. K., 42 vjeç, tjetri në përdorim nga shtetasi A. D., 50 vjeç”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Komente







