Dy Marsi i Metës dhe dilema e fortë e Bashës

Dy Marsi i Metës dhe dilema e fortë e Bashës

Lulzim Basha dhe Ilir Meta

Ilir Meta ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Ky i fundit, pas takimit me Metën mblodhi aleatët (mes tyre edhe bashkëshortja e Ilirit, Monika) për t’i njohur me ‘zbulimet’ që kanë të bëjnë me grushtin e shtetit. Pas takimit, Lulzim Basha doli përpara mediave dhe foli njëlloj si Ilir Meta, me të njëjtin regjistër.

Hapi tjetër i Metës pas takimit me Bashën ishte dalja sot përpara mediave dhe thirrja për protestë në datën 2 mars, duke deklaruar se nuk e njeh parlamentin. Pavarsisht se kjo lëvizje e Metës ka të bëjë me drejtësinë, pengimin e negociatave dhe 1.15 miliardshin që Shqipëria mori në Bruksel për Rindërtimin të cilin ai do ta pengojë me çdo mjet të mundshëm, Lulzim Basha përpara se t’i bashkohet duhet të zgjidhë dilemën: E njeh apo jo parlamentin?

Nëse Lulzim Basha i bashkohet Ilir Metës (gjasat janë të tilla), kjo do të thotë se Lulzim Basha nuk e njeh këtë Parlament e eventualisht, do të heqë dorë nga reforma zgjedhore në pritje të marrjes së pushtetit në tavolinë nga frika e votës. Natyrisht që këtë do e bëjë edhe kundër negociatave dhe 1.15 miliardshit.

Nëse Lulzim Basha nuk do t’i bashkohet Ilir Metës (që ka pak mundësi të ndodhë) atëherë ai jep mesazhin se e njeh parlamentin dhe do të përmbyllë me sukses reformën zgjedhore.

Kjo zgjidhje dileme e Bashës do të tregojë shumë edhe për arsyen e vërtetë pse ai bashkë më Metën po e krijojnë këtë situatë. Në datën dy mars, nëse Lulzim Basha do të dalë në krah të Ilir Metës, atëherë gjithçka do të jetë e qartë se kryedemokrati po pret pushtetin në tavolinë nga frika e votës e nga ana tjetër shpreson në pengim negociatash e 1.15 miliardshit. Ndërsa bashkëshorti i Monikës është që sot i qartë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dilema: 19/02/2020 23:16

    Mona ne hall tja jape apo jo Metes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich