Dy ministrat më të reja të qeverisë 'Rama 3', Edona Bilali takim me Bora Muzhaqin: Nxënëset e reja të klasës

Dy ministrat më të reja të qeverisë 'Rama 3', Edona Bilali takim me Bora Muzhaqin: Nxënëset e reja të klasës

Bora Muzhaqi dhe Edona Bilali

Dy ministret më të reja të qeverisë “Rama 3”, Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi kanë zhvilluar një takim së bashku, ku jo vetëm kanë shprehur mbështetjen për njëra-tjetrën, por edhe janë konsultuar në lidhje me sipërmarrjen dhe startupet.

Bora Muzhaqi është emëruar Ministre për Rininë dhe Fëmijët, ndërsa Bilali Ministre për Sipërmarrjen. Muzhaqi ka qenë këshilltare e jashtme për BERZH tek Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ku ka folur për sfidat e këtij institucioni që do të drejtohet në mandatin e tretë të PS nga deputetja e Shkodrës, Bilali.

Duke e cilësuar veten 'si nxënëset e reja të klasës', Muzhaqi dhe Bilali shprehin bindjen se do të bëjnë maksimumin e tyre në institucionet që u janë besuar.

"Me Bora Muzhaqin na lidhin shumë gjëra:  “nxënëset e reja të klasës”, pasioni për sipërmarrjen dhe startupet. Na lidh edhe puna tashmë. Bora ka qenë këshilltare e jashtme për BERZH tek Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ku unë së shpejti nis detyrën. Takimi kishte kryefjalë arritjet dhe sfidat e institucionit. Gjej rastin që edhe publikisht ta uroj Borën për detyrën e re dhe t'i uroj sa më shumë impakt për të rinjtë e fëmijët", shkruan Bilali.

Ky postim i Bilalit është shpërndarë edhe nga Muzhaqi, e cila shkruan "Edona Bilali jam e bindur që do jesh gjithmonë në krahë të biznesit, dhe për çdo gjë do më kesh mbështetje për një klimë më të mirë të sipërmarrjeve dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre"

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin