Dy problemet e mëdha të primareve: Një PD e përçarë dhe mungesa e Partisë së Lirisë!

Dy problemet e mëdha të primareve: Një PD e përçarë dhe mungesa e Partisë së Lirisë!

Ish-kryeministri Sali Berisha

Ky është një handikap i madh. Nxitimi i fraksionit të zotit Berisha për të bërë sa më shumë primaret ishte i tillë që në njëfarë mënyre i përjashtonte këta persona që donin të konkurronin në këto primare. Ky ishte një vperim për t’i përjashtuar këta nga radhët e PD-së, por kjo nuk të sjell fitoren.

Problemi tjetër i madh është që këta nuk kanë një fetë të opozitës, të asaj që quhet Partia e Lirisë.

Partia e Lirisë nuk përfaqësohej në këto primare, por në zgjedhje do shkojnë edhe këta.

Jane dy probleme; ose Partia e Lirisë është katandisur në një strukturë merr urdhëra nga lideri se për kë do të votojnë dhe në të ardhmen ata janë shprehur që do të votojnë për personin i cili ka më tepër peshë në PD dhe do dalë nga primaret. Ta zëmë se do dali Këlliçi do votojnë Këlliçin. Por një fraksion kaq i vogël që voton me urdhër nuk ka peshë elektorale.

Varianti i dytë është që këta nuk u pyetën për kë do të votojnë dhe duke qenë se nuk marrin pjesë në votime nuk ndjejnë as detyrimin ta votojnë Belind Këlliçin p.sh

Primaret kanë rëndësi kur zhvillohen në gjithë korpusin e një kampi luftarak.

Ato do kishin rëndësi nëse do ishte vetëm Partia Demokratike në atë kamp, ose nëse do merrrnin pjesë përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Primaret janë të pakuptimta. Ato mund të kenë kuptim nëse ti si parti do dalësh nesër në zgjedhhje e përgjithshme dhe do duash të nxjerrësh kandidatin në një zonë të caktuar.

Fakti që Berisha ka zgjedhur të bëj një lojë fallco tregon që kemi të bëjmë me një teatër kukullash, ku rezultati i primareve nuk vendos as në minimalen e përqindjes se kush do të jetë fitimtari në fushën reale të betejës për zgjedhjet lokale

Problemi i tyre është se këta po konkurrojnë në një fushë, e cila më tepër se një fushë reale beteje një mizo skenë. Së pari këta po konkurojnë me një Parti Demokratike të përçarë. Kemi një Parti Demokratike e cila në rastin më të keq ka ¼ e votave të demokratëve. Të gjitha sondazhet tregojnë që qoftë udhëheqësi i këtij fraksioni të demokratëve, pra i fraksionit që mban ende vulën edhe flamurin e PD, qoftë në sondazhet më të këqija del me ¼ e votave. 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin