Makina del nga rruga, humb jetën drejtori i Pyjores në Pukë, plagosen rëndë 2 inspektorët! Sillen te Trauma me helikopter

PUKË- Një aksident tragjik i ka marrë jetën ditën e sotme drejtorit të Pyjores në Pukë. Report Tv mëson se ka humbur jetën Mark Ndou, teksa 2 inspektorë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë Artan Bala dhe Llesh Gjoka. 

Aksidenti ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure, rreth orës 14:00 në fshatin Bugjon të Pukës. Makina ku po udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga duke lënë 1 viktimë, 2 të plagosur rëndë dhe 2 të tjerë pa lëndime. Burime bëjnë me dije se dy të plagosurit janë dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Mark Ndou mësohet se ishte nisur për punë drejt Iballës për inspektim në pyje, por ka humbur jetën në këtë aksident tragjik. Prej 7 vitesh ishte në krye të Inspektoratit të Pyjeve ndërsa me përpara ka qenë edhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës nën siglën e partisë socialiste të moderuar PSM.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:56
Ky është drejtori i Pyjores në Pukë që humbi jetën në aksidentin tragjik (FOTO)

Ky është Mark Ndou, drejtori i Pyjores në Pukë, i cili humbi jetën tragjikisht në aksidentin rrugor.

Ora 16:50
Tragjik aksidenti në Pukë, ndahet nga jeta Mark Ndou, drejtor i Inspektoratit të Pyjeve Shkodër

Aksidenti tragjik në Pukë, ndahet nga jeta Mark Ndou, drejtor i inspektoratit të pyjeve Shkodër,

Aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Iballë të Pukës ka rezultuar tragjik.  Ndahet nga jeta Mark Ndou, drejtor i Inspektoratit të mbrojtjes së pyjeve në Shkodër.

Ndërkohë që dy të tjerë punonjës të pyjores janë dërguar me helikopter drejt Tiranës.

Mark Ndou mësohet se ishte nisur për punë drejt Iballës për inspektim në pyje por ka humbur jetën në këtë aksident tragjik.

Prej 7 vitesh ishte në krye të inspektoratit të pyjeve ndërsa me përpara ka qenë edhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës nën siglën e partisë socialiste të moderuar PSM.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lan gjynafet: 25/11/2020 19:02

    Kto qe slan pishe pa pre ne at’ vend!

    Përgjigju
  • Ilir: 25/11/2020 18:25

    Tragjkke kjo situate Po helikopteret e shendestise nuk punojne më se vetem keta të ushtisë po shoh.

    Përgjigju
  • manjola: 25/11/2020 17:45

    tragjik aksidenti ? apo apo aksident tragjik ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'